Shensoj: Teuta luan shah, por ne do ti kundërpërgjigjemi
Nga ANDI MATRAXHIU
Trajneri kosovar i Bylisit vlerëson presidentin Besnik Kapllanaj, duke e konsideruar çelësin e suksesit për ekipin ballshiot
Naxhi Shensoj është emri i trajnerit kosovar, i cili jeton në Stamboll, Turqi, prej vitesh. Tekniku i ballshiotëve, fjalëpak dhe punëshumë, ka arritur pa bërë shumë reklama të mbajë Bylisin në vendin e parë. Gjatë një prononcimi për Sportin shqiptar, plot profesionalizëm ai rrëfen aventurën e re, mikëpritjen e presidentit Besnik Kapllanaj, të cilin e quan edhe çelësin e suksesit në këtë start pozitiv.
Në krahun tjetër Shensoj ka arritur të krijojë një ide të qartë për skuadrën e Teutës, kundërshtari i radhës në kampionat. Ai e ka gati kurthin edhe për durrsakët, por do të jetë fusha e blertë që do të caktojë gjithçka. Për opinionin e gjerë sportiv në Shqipëri mbase Shensoj është ende është i panjohur, por nëse shikon CV-në e tij, të gjithë do të kuptojnë se Bylisi ka një trajner plot eksperiencë.
Kemi arritur të marrim 2 fitore dhe një barazim në 3 javët e para. Një shenjë e mirë për ne, pasi di që një sezon më parë në start Bylisi ska ecur në rrugën e duhur. Në fund skuadra është renditur e 6-ta nga 12 ekipe. Tani do të kërkojmë tia lëmë kohës gjithçka. Personalisht si trajner dhe psikolog i ekipit, kërkoj ta nxjerr skuadrën nga ky mentalitet për të fituar titullin kampion. Sduhet të qëndrojmë në këtë presion.
Se ku do të arrijë Bylisi, ia lëmë kohës, ne duhet ti marrim ndeshjet një e nga një, të bëjmë më të mirën tonë. Bylisi ka një skuadër të mirë, më e rëndësishmja është që është ruajtur grupi dhe këta lojtarë e njohin mirë një-tjetrin. Ky aspekt më lehtëson edhe mua si trajner.
Ne do të mundohemi të jemi surpriza e kampionatit. Sigurisht, duhet të jemi modestë, të kërkojmë të qëndrojmë në 6 vendet e para dhe më pas, pse jo, edhe të arrijmë zonën europiane. Kemi barazuar një sfidë në Laç, të cilën 2 herë radhazi e udhëhiqnim. Tani duhet të shohim përpara, thekson trajneri i Bylisit.
Kundërshtari Teuta është një kundërshtare që luan më tepër shah, pra i ka të gjitha lëvizjet tepër të menduara në fushën e blertë. Por ne i kemi marrë masat të bëjmë edhe ndaj Teutës surprizën. E vlerësojmë ekipin kundërshtar, por në krahun tjetër njohim forcën tonë. Tia lëmë fushës për më tepër. Sekreti i kësaj skuadra mendoj se është presidenti Besnik Kapllanaj, i cili është një njëri tepër entuziast. Ai e ka në zemër futbollin.
Është gjithnjë pranë ekipit. Mendoj se korrektësia financiare ndikon 100% në ecurinë tonë, pasi nëse sdo të paguheshin, të jeni të sigurt që lojtarët do të ulnin entuziazmin dhe më pas automatikisht do të vinte edhe ulja e rendimentit. Jam i sigurt që kam një rrugë të gjatë përpara me Bylisin, me një president ambicioz, si edhe me futbollistët që drejtoj. Një bravo meriton edhe publiku që na ka mbështetur.
Për sa i takon jetës sime këtu në Ballsh, është e vërtetë që unë jetoj në një qytet të madh si Stambolli, por si profesionist duhet të pranoj gjithçka. Këtu në këtë qytet të vogël njerëzit janë tepër bujarë dhe më kanë përkrahur e mirëpritur. Do të vazhdoj punën time, pasi ndihem si në shtëpi këtu, mbyll deklaratën e tij trajneri i ballshiotëve.