E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shensoj bën raportin, sot paraqet dorëheqjen

Nga AGIM METAJ

Një profesionist i vërtetë, që në Shqipëri rrallë e bëjnë trajnerët tanë. Pas 4 humbjeve rresht në kampionat, trajneri Naxhi Shensoj ka menduar largimin. Natyrshëm kjo kur ke parasysh se Bylisi pretendon të dalë në Kupat e Europës.

Nëse tri javët e para çdo gjë ishte në rregull, madje Bylisi kryesonte në renditje, katër javët e tjera kanë qenë vetëm humbje për ballshiotët, duke filluar që nga ndeshja me Teutën në Durrës, pastaj me humbja në shtëpi me Kastriotin (më e pafalshmja sipas turkut), humbja e dhimbshme në kryeqytet me Tiranën, e ardhur në sekondat e fundit të ndeshjes dhe në fund humbja me Flamurtarin.

Janë shumë faktorë që kanë çuar në këtë situatë negative, por Shensoj merr përgjegjësitë e veta. Por para se të kërkojë dorëheqjen, ai tregohet profesionist, duke bërë një analizë të detajuar, duke thënë që çfarë është mirë, çfarë është keq, çfarë duhet rregulluar dhe lojtarët apo repartet që kanë gabuar në ndeshjet e fundit.

Me këtë raport-analizë, ai sot do ti drejtohet presidentit Besnik Kapllanaj, duke kërkuar edhe largimin nga Bylisi, për tia lënë vendin dikujt tjetër. Nuk dihet nëse do ta pranojë Kapllanaj dhe nëse kjo dorëheqje është e parevokueshme. Mbetet për tu parë sot se çfarë do të bëhet me trajnerin turk.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›