E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA gjobit Shqipërinë me 50 mijë euro

Fishekzjarret dhe sendet e hedhura nga tifozët, i kushtojnë shtrenjtë FSHF-së, pasi për ato që kanë ndodhur në takimin Shqipëri-Francë, gjoba e vendosur nga UEFA është 50 mijë euro. Nuk dihet nëse në këtë gjobë janë përfshirë edhe dukuritë në ndeshjen me Rumaninë, ku u hodhën shashka dhe fishekzjare në fushën e lojës. Lajmi në fjalë është publikuar nga vetë FSHF,  e cila në sajtin e saj zyrtar, fshf.org shkruan:

Organizmi më i lartë i futbollit Europian UEFA ka gjobitur Shqiperinë me 50 mije EURO.Gjithçka është vendosur nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s për ndeshjen Shqipëri – Francë zhvilluar në Tiranë më 2 shtator 2011. Gjatë zhvillimit të takimit në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” disa “tifozë” të papërgjegjshëm edhe pse jan paralajmëruar kanë ndezur fishekzjarre, si dhe kane hedhur sende të ndryshme në fushë. Kjo masë e rëndë gjobë ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit me motivacionin e rasteve të përsëritura nga “tifozët” e Shqipërisë edhe në disa ndeshje të mëparshme në kuadër të Eliminatoreve të Kampionatit Europian EURO 2012. Federata Shqiptare e Futbollit gjithnjë i ka quajtur aleate, lojtarë të 12 apo besnikët e kombëtares,sportdashesit e vërtetë, ata që sillen dhe demonstrojnë kulturë si të gjithë qytetarët në Kontinentin tonë. FSHF distancohet nga këto veprime të pa pranueshme dhe përballë asaj pakice “tifozësh” të pa përmbajtur kërkon mirëkuptimin e masës me të madhe të mbeshtetësve të Kombëtares, që realisht jane pjesë e rëndësishme e futbollit tonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›