Karlo Ançeloti, drejt Bregut të Fildishtë?
Botërori 2010
Në krye të stolit të Bregut të Fildishtë pritet rokada pas eliminimit të skuadrës në çerekfinalet e Kupës së Afrikës përballë Algjerisë. Trajneri Halilhoxhiç po mendon largimin nga skuadra: “Jam i vetëdijshëm se si teknik kam përgjegjësitë e mia për këtë dështim”. Natyrisht që kjo skuadër tërheq vëmendjen e shumë teknikëve, mbi të gjitha në prag të Botërorit 2010. Njëri prej tyre është Karlo Ançeloti, që përpara emërimit te çelsi ishte një kandidat serioz. Italiani gëzon edhe mbështetjen e Didië Drogbasë.
#