Algjeria paguan shpenzimet e tifozëve
Kupa e Afrikës
Algjeria thërret tifozët e saj në Angola për gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës kundër Egjiptit. Ministri i Jashtë, Mouard Medelci, ka njoftuar se qeveria do të kontribuojë për të paguar biletat për në stadium dhe shpenzimet e udhëtimit me avion. Egjipti, Algjeria, Gana e Nigeria janë 4 gjysmëfinalistet e Kupës së Afrikës. Bastexhinjtë shikojnë kampionin në fuqi, Egjiptin, si favoritin absolut në kuotën 2,50. Prapa vijnë në radhë Gana, Nigeria e Algjeria.
#