Mançini konfirmon: Robinho do largohet
Mançester Siti
Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, konfirmon se klubi i tij është në bisedime me Santosin dhe Sao Paolon për një huazim të Robinhos. Spekulimet rreth largimit të Robinhos u rritën gjatë ditëve të fundit me vetë lojtarin që deklaroi se ai është shumë pranë bashkimit me ish-skuadrën e tij Santos. Santosi gjithashtu kishte konfirmuar interesimin, madje duke konstatuar se janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes. Sidoqoftë, Sao Paolo tani është në garë dhe duhet të luftojë me klubin tjetër brazilian.
#