E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheqeri nuk shkrinë

Të shkrish sheqer për të bërë karamele është gjithmonë një proces i vështirë. Vendoset sheqer i bardhë në stufë dhe pritet të ndodh dicka. Ndonjëherë shkrinë shpejtë dhe ndonjëherë duket sikur do një përjetësi.

Ka guida pa fund për fazat e ndryshme që sheqeri kalon në shkrirje, por asnjë nuk ngjan me tjetrën,

Por me këtë problem janë hasur edhe shkencëtarët të cilët nuk kanë rënë akoma dakord mbi temperaturën e saktë të shkrirjes. Disa thonë se është 140 gradë celsius, të tjerë thonë 160 gradë celsius.

Një studim i universitetit të Ilinois ka provuar të japë një shpjegim. Studimi tregon se nuk është mundur të arrihet në një përgjigje të saktë mbi temperaturën e shkrirjes sepse sheqeri nuk shkrinë, ai dekompozohet. Kjo do të thotë se në vend që të shkri në një temperaturë të caktuar, ai bëhet lëngshëm në temperatura të ndryshme dhe varet nga sasia e nxehjes. Nëse ngrohet shpejtë në temperaturë të lartë, ai do të lëngëzohet në një temperaturë më të lartë se sa do të bënte po të ngrohej avash në temperaturë më të ulët.

Studimi tregon se sheqeri nuk sillet si kristalet apo metalet të cilat kanë një pikë shkrirje të caktuar. Ai sillet më tepër si lëndët organike, si letra apo druri, të cilët shpërbëhen në përbërës më të thjeshtë para se të shkrinë.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›