I jepet lamtumira e fundit Amy Winehouse
LONDËR- Familja dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të dashurës së tyre, Amy Winehouse, tre ditë pasi ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Nga sytë e saj gjithnjë të nxirë nga lapsi dhe nga zëri i mrekullueshëm dhe unik, tashme ka mbetur vetëm hiri. Trupi i Amy Winehouse është djegur sot pasdite në krematorin Golder Green, në veri të Londrës.
Rreth 200 persona morën pjesë në funeralin tradicional, ndërsa kamerat dhe fotografët nuk janë lejuar të hyjnë brenda. Funerali u mbyll me fjalët e babait të saj, Miç: “Natën e mirë engjëlli im, fli mirë. Nëna dhe babai të duan shumë, gjithmonë”.
Sic raportojnë gazetat britanike, hiri i Amy Ëinehouse, iu bashkua atij të gjyshes së saj, edhe ajo këngëtare xhazi, me të cilën e mbesa ishte shumë e lidhur. Pas djegies së trupit u mbajt edhe një ceremoni fetare në një sinagogë në veri të Londrës.
Winehouse, e cila i këndoi luftës së saj me alkoolin dhe drogën në hitin e njohur ndërkombëtar “Rehab”, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, të shtunën. Me vdekjen e saj, Winehouse i bashkohet grupit të yjeve të famshëm të rock-ut, që ndërruan jetë në moshën 27-vjeçare. Klubi famëkeq “27” përfshin anëtarin e “Rolling Stones”, Brajan Xhons, kitaristin Xhimi Hendriks, këngëtaren Xhenis Xhoplin, këngëtarin e grupit “The Doors”, Xhim Morison, dhe Kurt Kobejn nga grupi “Nirvana”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Amy Winehouse, lamtumira e fundit nga miqtë ‘Vip’