Shërbim 24 orë në poliklinika, aty ku mungon shërbimi i urgjencës
Të gjitha qendrat shëndetësore që ndodhen në zona ku nuk kanë afër spital, i cili mund të ofrojë shërbimin e urgjencës, do të kenë shërbim shëndetësor 24 orë pa ndërprerje. Për të motivuar stafin që do të punojë, Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka marrë vendimin për t‘i shpërblyer ata. Në këtë mënyrë motivohet edhe stafi i qendrave. ISKSH-ja vendosi dje shtesat në pagë që do të kenë punonjësit, të cilët do të shërbejnë gjatë orëve të natës. Ky shërbim, i cili është parashikuar në paketën bazë të shërbimit parësor, do të ofrohet me pagesë shtesë për personelin, duke filluar nga data 1 janar 2009.
"Motivimi i stafit mjekësor do të vijojë të jetë politikë e jona, në mënyrë që popullata të marrë shërbim të kualifikuar gjatë 24 orëve edhe në këto qendra shëndetësore, të cilat nuk kanë afër një shërbim urgjence", tha gjatë mbledhjes së Këshillit Administrativ të ISKSH-së, drejtoresha e përgjithshme, Elvana Hana. Ky shërbim, sipas marrëveshjes midis ISKSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, është përcaktuar të ofrohet nga 26 qendra shëndetësore të bashkive të kategorisë së tretë.
Për këtë arsye janë parashikuar të shtohen në udhëzimin përkatës pagesat për shërbimin që do të ofrojnë nga ora 20.00 deri në orën 08.00 për mjekë, infermierë dhe shoferë.
Sipas përllogaritjeve të bëra, rezulton se kostoja e këtij shërbimi (paga, sigurime shoqërore e shëndetësore, mallra e shërbime) për një qendër shëndetësore në një vit, shkon në rreth 1.5 milionë lekë. Ndërsa kostoja për 26 qendra shkon rreth 39 milionë lekë. Shuma e këtyre shpenzimeve do të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2009, për shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor. Gjithashtu, parashikohet dhënia e një shtese për kushte pune, për mjekun pediatër që punon në konsultor, pra që nuk mbulon numër banorësh, shtesë e cila nuk ishte parashikuar në udhëzimin e mëparshëm. Po kështu, parashikohet edhe shtesa për kushte pune, për vendin e punës "infermiere në kirurgjinë vazale". Të dyja shtesat e mësipërme, të cilat janë përkatësisht 1100 lekë në muaj për mjekun pediatër në konsultor dhe 1 mijë lekë në muaj për infermier në kirurgjinë vazale përballohen nga buxheti i vitit 2009 i qendrave shëndetësore.
Qendrat shëndetësore që do të
ofrojnë shërbim 24 orë janë:
Në rajonin Berat, një qendër shëndetësore (Ura Vajgurore), Dibër një qendër shëndetësore (Klos), Durrës pesë qendra shëndetësore (Shijak, Sukth, Manzë, Fushë-Krujë, Rrogozhinë), Elbasan dy qendra shëndetësore (Cërrik, Belsh), Fier tri qendra shëndetësore, (Patos, Roskovec, Divjakë), Gjirokastër dy qendra shëndetësore (Libohovë, Këlcyrë), Korçë një qendër shëndetësore, (Maliq), Shkodër tri qendra shëndetësore (Koplik, Vau i Dejës, Fushë-Arës), Vlorë katër qendra shëndetësore (Orikum, Selenicë, Himarë, Konispol), Tiranë dy qendra shëndetësore (Kamzë, Vorë), Lezhë dy qendra shëndetësore (Rubik, Mamurras).