Vdes në spital 22-vjeçarja. Familjarët: Faji i mjekëve
Një 22-vjeçare nga rrethi i Vlorës ka humbur jetën në spitalin e këtij qyteti, 12 orë pas shtrimit të saj. Rajmonda Bleta ka pasur temperaturë të lartë dhe mjekët e spitalit rajonal të Vlorës e kanë shtruar atë menjëherë, ndërsa e kanë mbajtur nën vëzhgim duke e kuruar me antibiotikë, e më tej me serume për të stabilizuar gjendjen febrile të saj. 22-vjeçarja kishte lindur në Tepelenë dhe banonte në fshatin Risili të Vlorës.
Sipas familjarëve, e reja është shtruar në spital me temperaturë, por mjekët asnjëherë nuk patën një diagnozë të saktë se nga i shkaktohej kjo temperaturë. Ndërsa bashkëshorti i 22-vjeçares, Ramadan Bleta, i cili i ka ndenjur pranë në spital, tregon se gjendja e saj nuk ishte e rëndë. "Ajo kishte temperaturë, shpjegon ai, 37, 38, 39 dhe nuk i zbriste, por nuk ishte shumë rëndë. Mjekja më tha ta shtroja në spital dhe kështu bëra. Fillimisht i bënë një analginë dhe më tej e futën në serum". Analgina nuk ia ndryshoi aspak gjendjen, vijon Bleta, por nisën t‘i hidhnin ilaç edhe nëpërmjet serumit dhe kështu u stabilizua disi temperatura, duke filluar të ulet. Ai konfirmon se rreth orës 18.00 bashkëshortja e tij pati sërish një ngritje temperature, e cila shkoi 41 dhe mjeku i bëri një gjilpërë në damar, te krahu. "Nuk më shpjegoi çfarë ishte, por më tha se do ta qetësonte dhe ta vinte në gjumë. Pas kësaj ajo nuk reagoi më fare, temperatura iu ul në 36 dhe u bë shumë keq. Thirra mjekun, por më kot, ai nuk më jepte shpjegim. Kështu e çuan në reanimacion dhe rreth orës 12.00 të natës ajo ndërroi jetë", pohon Ramadan Bleta, që sapo ka humbur të shoqen vetëm 22 vjeçe.
Familjarët veshin me përgjegjësi dhe akuzojnë bluzat e bardha për vdekjen e 22-vjeçares, ndërsa shpjegojnë se ka qenë neglizhencë e mjekëve dhe mosdiagnostikimi i duhur i saj që e ka çuar drejt vdekjes.
Nga ana tjetër, kreu i spitalit rajonal të Vlorës, Luter Nuraj, ka shpjeguar se është vënë menjëherë në dijeni për rastin. "Kam bllokuar kartelën e pacientes dhe kam bërë menjëherë mbledhje me shefat e çdo reparti për të analizuar rastin. Pacientja ka ardhur me gjendje febrile, por pas një temperature mund të ketë shumë shkaqe", u shpreh ai. "Ndërsa pritet mjeku ligjor që të japë verdiktin mbi shkakun e vdekjes së saj, edhe prokuroria po merret me çështjen", vijoi Nuraj.
"Unë personalisht, tha ai, pres përfundimet. Kam marrë në pyetje për t‘u informuar të gjithë personelin mjekësor dhe atë të ulët që ka qenë në turnin e natës mbrëmë, por edhe ata që kanë ndjekur pacienten. Ajo ka ardhur dhe herë të tjera, por nuk ka pranuar të shtrohet". Gjithsesi, për këtë rast konfirmoi drejtori Nuraj, është në dijeni edhe Ministria e Shëndetësisë dhe pritet përfundimi i autopsisë që të nxjerrë rezultatet për shkaqet e vdekjes.
Ekspertët mjekoligjorë të ardhur nga Tirana dhe Fieri kanë kryer marrjen e analizave, që më pas janë dërguar në laboratorin e specializuar në Tiranë, ku dhe do të përcaktohet shkaku i vdekjes së 22-vjeçares, nëse është për faj të mjekëve, apo për ndonjë arsye tjetër.