Shërbime mjekësore dhe operim falas për njerëzit në nevojë
26/04/2009 Liri Berisha në Korçë vizitë në shtëpinë e fëmijës dhe qendrën e personave me aftësi të kufizuara
KORÇE- Korça është një qytet që nuk emocionohet lehtë. Nuk emocionohet as kur ia sjellin lajmin dy ditë më parë, si për t’i thënë se në filan ditë apo orë do të vijë ky apo ai lider partie. Ndodh kështu sepse korçari e ka më lehtë të dëgjojë një serenatë të kënduar para 100 vjetëve se sa të rrijë e të dëgjojë një gënjeshtër të madhe ose të vogël. Për banorët e këtij qyteti gjëra të tilla janë një humbje e madhe kohe.
Zonja Berisha
Por krejt ndryshe ndodhi me Presidenten e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, zonjën Liri Berisha. Zonja Berisha u prit që në hyrje të Korçës nga vullnetarët e këtij fondacioni, nga mbështetësit e tij, por edhe nga qindra qytetare e qytetarë të tjerë. Diçka prisnin nga Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”. Ndoshta ndodhte kështu, sepse ky fondacion ka qenë i pranishëm edhe herë të tjera në këtë rajon dhe gjithnjë ka ndihmuar e shpëtuar jetë njerëzish. Lajmi i mbërritur bënte të ditur se, zonja Berisha do të qëndronte dy ditë në qytetin e Korçës. Së pari, do të takohej me fëmijët e shtëpisë së foshnjave “Lulet e vogla”, ku rriten fëmijët jetim, pastaj do të kishte takim me njerëz të moshës së tretë, do të qëndronte te “Qendra Rezidenciale e Personave më Aftësi të Kufizuar”, ndërsa ditën e sotme takimet e saj do të vijojnë në shkollën speciale, ku edukohen fëmijët me aftësi të kufizuara, do të vizitojë qendrën ditore “Atelie” dhe së fundi do të ishte e pranishme në një garë me biçikleta nën moton “Pedalo për jetën”. Së fundi, do të jepte një konferencë shtypi për gazetarët e mediave të shkruara dhe vizive. Nuk mund të thuhet se dita e parë nuk pati surpriza. Shumëkush beson se kështu do të jetë edhe e nesërmja (dita e shtunë). Megjithatë, ajo çka ra në sy kishte të bënte me faktin se zonjës Liri Berisha, qyteti i Korçës i dhuroi një pritje dinjitoze.
Falënderim sinqeritetit
Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë” së pari u ndal të “Lulet e vogla” dhe më pas të njerëzit e moshës së tretë në nevojë. Në ndalesën e parë, theksoi së fëmijët jetim kishin qenë dhe do të mbeten prioritet i fondacionit “Fëmijët shqiptarë”. I siguroi të pranishmit se nuk do t’i mungonte asnjëherë mbështetja dhe buzëqeshja. Bëri të qartë se ishin të shumtë njerëzit që ishin të gatshëm të ndihmonin këtë kontingjent fëmijësh. E njëjta gjë ndodhi edhe në takimin e radhës. Zonja Liri Berisha i siguroi njerëzit e moshës së tretë, me aftësi të kufizuara se fondacioni “Fëmijët shqiptarë” në bashkëpunim me spitalin amerikan në Tiranë do të mundësonin shërbimin falas për çdo njërin prej tyre për sa i përket kontrollit shëndetësor, analizave mjekësore, por edhe aparaturave. Dhe jo vetëm kaq. Duke iu referuar grafikut të mjekëve, ky fondacion do të bënte të mundur që çdo muaj për të gjithë ata që vuanin nga perdja e syrit, 2 deri në 3 vetë do të kishin një operim falas. Gjithkush prej tyre që nuk e kishte të mundur lëvizjen, fondacioni do t’u siguronte karroca falas. Nëse të pranishmit falënderonin me gjithë shpirt, dukej qartë se falënderonin vetëm sinqeritetin, të paktën kështu u shprehën të 128 personat më aftësi të kufizuara fizike. Ajo çka thuhej gjithnjë kishte qenë në një realitet. Ky sinqeritet u ravijëzua edhe gjatë takimit me fëmijët e shtëpisë së foshnjave “Lulet e vogla”, ku u bë dhe vizita e parë. Që nga mbërritja në Korçë dhe deri në përfundim të takimeve, zonja Berisha ishte e shoqëruar nga qindra mbështetës, vullnetarë, qytetarë dhe qytetare, por edhe nga drejtues të qeverisjes vendore. Përkrah saj do të ishte dhe prefektja e qarkut Korçë, prof. dr. Elfrida Zefi.
VIZITA
Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Liri Berisha së pari u ndal të “Lulet e vogla” dhe më pas të njerëzit e moshës së tretë në nevojë. Në ndalesën e parë, theksoi së fëmijët jetim kishin qenë dhe do të mbeten prioritet i fondacionit “Fëmijët shqiptarë”. I siguroi të pranishmit se nuk do t’i mungonte asnjëherë mbështetja.
NDIHMA
Ky fondacion do të bënte të mundur që çdo muaj për të gjithë ata që vuanin nga perdja e syrit, 2 deri në 3 vetë do të kishin një operim falas. Gjithkush prej tyre që nuk e kishte të mundur lëvizjen, fondacioni do t’u siguronte karroca falas për t’ua bërë më të lehtë jetën.