Parlamenti i vë fre abuzimit me taksat
26/04/2009 Kufizimi i vendorëve
“Të gjitha bizneset e vogla të Shqipërisë duhet të ndjehen më të mbrojtura dhe më të qeta dhe të vazhdojnë të punojnë për të rritur fitimet e tyre pa pasur frikë se dikush mund t’i “gjobisë” sipas tekave të kryetarit të bashkisë”. Me këtë deklaratë, zëvendësministri i Financave, Florion Mima, ka komentuar miratimin e projektligjit për disa ndryshime të taksave vendore. “Kjo ulje e ndjeshme e diskrecionit të pushtetit vendor për të rritur taksat duhet të shërbejë në të njëjtën kohe si një nxitje për të përmirësuar sjelljen e tatimpaguesve të biznesit të vogël për përmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore”, - theksoi Mima. Parlamenti miratoi me procedurë të përshpejtuar dy ditë më parë ligjin për taksat vendore. “Kjo rritje e sforcuar e taksave arrihej nëpërmjet përdorimit në maksimum të diskrecionit +30%, prezantimit të taksave të përkohshme, të cilat shpejt ktheheshin në të përhershme, si dhe prezantimit të taksave të reja të maskuara në formën e tarifave”, - tha Mima.