U marrin tokën për investime shtetërore, nuk kompensohen
26/04/2009 Rreth 180 familje të padëmshpërblyera nga Bashkia Fier për zënien e trojeve të tyre
Të ngurtësuar 2,7 milionë lekë prej 3 vitesh, duhet leja e Ministrisë së Brendshme
FIER- Rreth 180 familje në qytetin e Fierit nuk kanë marrë prej 3 vjetësh vlerat monetare për pronën e tyre të prekur nga investimet e Bashkisë Fier. Duke u nisur prej vitit 2006 e deri tani për investimet publike të kryera në trojet e tyre private vlera e dëmit të shkaktuar në pronë nga Bashkia Fier ndaj qytetarëve shkon në 27 milionë lek të reja. Deri tani kanë mundur të hyjnë në listën e të shpronësuarve vetëm 36 familje, një numër ky mjaft i ulët pavarësisht kërkesave, pasi siç është shpjeguar nga departamenti juridik i Bashkisë, vetëm këta persona kanë pasur dokumentacion të rregullt dhe hipotekë. “Vlera e shpronësimeve të kryera nga Bashkia Fier në sipërfaqet që u janë marrë qytetarëve është 2.7 milionë lek të reja, vlerë e cila është marrë nga buxheti i Bashkisë Fier me vendim të Këshillit Bashkiak dhe qëndron e ngurtësuar deri në momentin që vendimi i qeverisë do të japë të drejtën për të realizuar kalimin e pronësisë nga qytetarët tek Bashkia Fier”, ka pohuar Luan Cala jurist i Bashkisë Fier, ndërsa vlerat e tjera janë kërkuar Ministrisë së Financës, gjithë ministrive të përballojnë nga fondi i shpronësimeve dhe nëse këto do të marrin përgjigje negative nga instancat përkatëse, atëherë jemi detyruar që me vendim të Këshillit Bashkiak t’i nxjerrin këto vlera që nuk janë të pakta, por rreth 20 milionë lek të reja për shpronësimet”. Në të njëjtën kohë shtyrjet apo vonesat e stërgjata për të përfituar shpronësimet nga qytetarë ka ardhur si pasojë e procedurave të ligjit. Pjesa e Bashkisë me të gjitha procedurat ka përfunduar, ndërkohë që gjithçka varet nga Ministria e Brendshme për financimin e vendimeve. “Procedura e filluar qysh në vitin 2006 përfundoi në vitin 2009, në janar të vitit 2009, por vendimi i parë i qeverisë që përbën edhe fazën përmbyllëse të një procedure shpronësimi dhe që nga ky moment janë vet subjektet e interesuar të shpronësuara që të realizojnë procedurat e tjera”. A. Damini