E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëdhënësi i Mitt Romneyt, homoseksual

Zëdhënësi i kandidatit republikan për president të Amerikës, Mitt Romney, ka dhënë dorëheqjen pak kohë pasi filloi punën.

Richard Grenell, që thuhet se është homoseksual, është akuzuar dhe sulmuar nga konservatorët e kësaj partie për këtë fakt, çka e ka çuar atë drejt dorëheqjes.

Grenell e ka justifikuar dorëheqjen me “motive personale”, por mediat amerikane thonë se ai dha dorëheqjen pikërisht për sulmet ndaj tij, për faktin që është homoseksual.

Kjo ngjarje i ka shërbyer personelit të presidentit Barack Obama për të sulmuar Romneyn.

“Sot morëm vesh, që në vitin 2012, një kandidat për në Shtëpinë e Bardhë nuk mund të ketë një zëdhënës homoseksual”, ka thënë një përfaqësues i Obamës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›