Shërbimet sociale u kalojnë vendorëve
09/10/2009 SHSSH, bashkia e kryeqytetit të mos pengojë kalimin e qendrave pranë pushtetit lokal
Vetëm 3 prej tyre - në Shkodër, Durrës dhe Tiranë - do të mbeten institucione nacionale
Qendrat e përkujdesit social për kategoritë në nevojë tashmë do të monitorohen nga njësitë vendore. Aktualisht po shkon drejt mbylljes edhe procesi i transferimit të këtyre institucioneve nën varësinë e njësive vendore. Megjithatë, procesi i kalimit të tyre nga pushteti qendror drejt atij lokal ka hasur në probleme për shkak të mungesës së gjuhës së bashkëpunimit ndërmjet dy palëve, kjo veçanërisht në bashkinë e kryeqytetit. Kreu i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço ka pohuar se bashkia me e madhe e vendit, ajo e Tiranës, duhet të bashkëpunojë në kryerjen e këtij procesi. Sipas parashikimeve të bëra, është menduar që nga 9 institucione me kapacitetet maksimale vetëm 3 prej tyre - në Shkodër, Durrës dhe Tiranë - do të mbeten institucione nacionale në vartësi të shtetit, gjithë të tjerat i kanë kaluar pushtetit lokal për drejtim, menaxhim, financim dhe administrim. Në mënyrë rezidenciale bëhet e ditur se ende trajtohen rreth 350 fëmijë.
Kalimi
“Nga 26 institucione të përkujdesit social që operojnë sot në Shqipëri si institucione shtetërore, kanë mbetur ende publike vetëm 7, 17 prej tyre i kanë kaluar pushtetit vendor. Ndërkohë që 2 janë në proces kalimi deri në fund të vitit, por thjesht janë vonuar për arsye krejt teknike. Unë si drejtor i përgjithshëm do të prisja më shumë nga bashkia e Tiranës, e cila edhe mundësitë më të mëdha i ka, edhe standarde më të larta mund të zbatojë në fushën e shërbimeve sociale”, - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme Naço.
Janë më shumë se 900 fëmijë të kategorive të ndryshme që marrin përkujdesin social pranë qendrave ditore ose rezidenciale publike e private, si dhe rreth 350 të tjerë pranë OJF-ve. Gjithashtu janë edhe 79 qendra ditore që ofrojnë kujdes për aftësinë e kufizuar si dhe qendrat e tjera të përkujdesit për të moshuari (ku trajtohen 330 persona).
Kujdestaria
Një dokument i rëndësishëm i hartuar së fundi do të shërbejë për kalimin e kujdestarisë. Ky dokument ofron një shërbim të ri alternativ për fëmijët në nevojë dhe synon gjetjen e familjeve kujdestare në komunitet, në të cilat do të jetojnë fëmijët e braktisur, kjo për të normalizuar gjendjen e tyre psikosociale. Mbështetje sociale për kategoritë në nevojë
Trajtimi i specializuar i shtresave në nevojë do të shoqërohet me shtimin e qendrave të përkujdesit. Nga shpërndarja e shërbimeve sociale në Shqipëri janë ngritur në të gjithë vendin 47 shërbime të reja, që i vijnë në ndihmë komunitetit, veçanërisht kategorive në nevojë, si fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuara. Lajmi është konfirmuar ditën e djeshme nga ministri i Punës Spiro Ksera gjatë takimit të zhvilluar me përfaqësuesen e BB-së në vendin tonë, ku është premtuar thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy palëve. “Sfida ime si ministër është arritja e objektivit të qeverisë për zbutjen ndjeshëm të nivelit të varfërisë dhe rritjen e mbështetjes për shtresat në nevojë. Angazhimi im është që politikat dhe projektet e hartuara dhe zbatuara nga ky dikaster jo vetëm të transmetohen, por edhe të sjellin përmirësimet e duhura”, - ka pohuar Ksera.