E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi i Provës, 700 persona të lirë

Statistikat

Në favor të interesit publik, të burgosurit që përfitojnë nga dënimet alternative do të kryejnë punë pa pagesë pranë njësive vendore në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë, mësohet se nga Drejtoria e Shërbimit të Provës, krijuar pranë Ministrisë së Drejtësisë vetëm vitin e kaluar, kanë përfituar lirinë 700 të dënuar “për sjellje të mirë”. Nisma e fundit që vjen nga Drejtoria e Shërbimit të Provës konstaton te një projekt që u është nisur të gjitha bashkive dhe komunave në rang republike, sipas të cilit synohet riintegrimi në shoqëri i personave që kanë kryer vepra të ndryshme penale. Inspektorët e Shërbimit do të vendosin llojin e punës që do të kryhet, vendin ku do të kryhet dhe ditët e javës që do të punojë në favor të interesit publik. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se pjesa më e madhe e njësive vendore kanë pranuar projektin, ndërsa një pjesë ende nuk ka kthyer përgjigje, në pritje të zhvillimeve të fundit. Pra, nëse një i burgosur që vuan dënimin në Tiranë përfiton nga Shërbimi i Provës, ai do të lirohet dhe do të punojë pranë vendit ku banon. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se megjithëse kjo është një risi në legjislacionin shqiptar, rreth 700 të paraburgosur, të burgosur dhe persona nën hetim, kanë përfituar nga këto lloj dënimesh.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›