E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi i Provës, fluks padish në Gjykatën e Tiranës për lirim me kusht



Laureta Rryçi

Shërbimi i Provës ka vënë në lëvizje jo pak të burgosur për të përfituar lirinë, pavarësish kushteve që do i vendosë gjykata. Burime zyrtare pranë Gjykatës së Tiranës pohuan dje për gazetën “Albania” se vetëm gjatë muajve të fundit, ka pasur dhjetëra kërkesa nga të dënuarit për të fituar lirinë me kusht. Gazeta ka arritur të sigurojë listën me emrat dhe po e boton atë në numrin e sotëm sipas vendimeve që janë dhënë për ta. Sipas statistikave, 10 prej kërkesave janë rrëzuar, 60 prej tyre janë pranuar, 94 janë pushuar, 2 janë shpallur moskopetenca dhe 40 janë ende në pritje të një vendimi. ë dënuarit që nuk u kanë mbetur shumë vite burg për të vuajtur, si dhe gjatë shlyerjes së dënimit kanë pasur një sjellje të mirë, mund të përfitojnë lirim me kusht. Natyrisht, para se të depozitojnë kërkesën në gjykatë duhet të plotësojnë dosjen e tyre edhe me disa të dhëna të tjera që ky nen i parashikon. Kërkesa bëhet në gjykatën më të afërt me vendin ku ndodhet i dënuari. Pasi ka mbërritur në gjykatë, kërkesa kalon në procedurat e zakonshme duke u përfshirë fillimisht në short. Pasi përcaktohet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen, nis dhe njohja e dokumenteve për të caktuar një seancë të parë gjyqësore. Për të ndërmarrë këtë nismë zakonisht është e nevojshme prania e një avokati. Mirëpo nëse ndiqen me rigorozitet rregullat e mëposhtme, mund të ndiqet si procesi edhe nga vetë i dënuari. Gjithçka konsiston në ndërtimin saktë të padisë, e cila vë më pas në lëvizje procesin zinxhir në gjykatë.

15 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›