E Diel, 1 Nëntor 2026

Terreni i vështirë, aksidentohet rëndë 25-vjeçari

Shkon për të kontrolluar aktivitetin e tij privat të nxjerrjes së gurit dekorativ, aksidentohet rëndë si pasojë e terrenit të vështirë ku udhëtonte me mjetin e tij. Afrim Dardha, 25 vjeç, banor i fshatit Novaj, është aksidentuar rëndë ndërsa mjeti i tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të saj. Burime të Repartit të Urgjencës pranë spitalit rajonal të Beratit bëjnë me dije se rreth orës 09:00 të mëngjesit së djeshëm është paraqitur i aksidentuar, 25-vjeçari Dardha. Ai u paraqit me fraktura të shumta në trup dhe plagë të ndryshme dhe menjëherë është dërguar në Repartin e Kirurgjisë, ku ka marrë ndihmën mjekësore. Burime pranë këtij reparti bëjnë të ditur se ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ende nën kujdesin e mjekëve. Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertët e qarkullimit rrugor që kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, i cili mësohet të ketë ndodhur si pasojë e terrenit të vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›