E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dëshmi të rreme, prangoset një 31-vjeçar

Pranga në sallën e gjyqit për dëshmi të rreme. Ka qenë ky një nga urdhrat më të fundit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë ndaj 31-vjeçarit Ardian Cerri, lindur dhe banues në Lushnjë. Sipas burimeve zyrtare të Komisariatit të Lushnjës konfirmohet se ndalimi i të riut është kryer mesditën e së mërkurës, ende pa përfunduar seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Klodian Kiptiu. Ky i fundit akuzohet për veprën penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë". Nga burimet brenda grupit hetimor të çështjes "Kiptiu", mësohet se gjatë seancave të para 31-vjeçari Cerri ka deklaruar se kishte dijeni për ngjarjen dhe se e kishte parë Klodian Kiptiun të kryente vrasjen, ndërsa gjatë shqyrtimit të çështjes kjo dëshmi rezultoi e rreme. Për këtë arsye prokuroria ka nxjerrë menjëherë urdhër-ndalimin pas verifikimit të dy dëshmive që 31-vjeçari ka dhënë në seanca dhe kohë të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›