E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 23 qershorit Mediu ne Fushe-Kruje

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me anëtarët e kësaj force politike në qytetin e Fushë Krujës. Zoti Mediu ka vlerësuar mbështetjen e dhënë nga qytetarët e kësaj zone, të cilët sipas tij kanë përqafuar zhvillimin e vendit dhe politikat e djathta. 
Gjatë fjalës së tij, kryerepublikani Mediu u ndal tek rëndësia e lëvizjes së lirë, e cila sipas tij, u arrit falë angazhimit të qeverisë shqiptare.
Takimi u përshëndet nga kryetari i Partisë Republikanë për Fushë Krujën, zoti Kastriot Rada, i cili prezantoi angazhimet aktuale të kësaj partie për zgjedhjet e këtij viti.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›