Sherr adoleshentësh, betejë thikash mes grekëve dhe shqiptarëve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dhiavatos të Imathias me protagonistë disa adoleshentë grekë dhe shqiptarë. Dy nga katër grekët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi janë dëmtuar nga goditjet me thikë në bark. Në të njëjtin spital gjendet edhe një shqiptar, i cili është plagosur lehtë. Në spitalin e Verjas u dërguan pesë adoleshentë grekë të moshave 15-16 vjeç, të cilët u qëlluan me thika nga shqiptarët që shkuan të ndihmojnë adoleshentët. Incidenti midis dy grupeve filloi, kur disa shqiptarë emigrantë po ziheshin me fjalë, për motive të dobëta me bashkëmoshatarë të tyre grekë. Sipas policisë, në sherrin që u zhvillua midis dy grupeve adoleshentësh, morën pjesë edhe emigrantë të tjerë shqiptarë të rritur, të cilët ndihmonin bashkëkombësit e tyre. Policia arrestoi edhe një emigrant të rritur, i cili akuzohet se ka ndihmuar bashkëkombësit e tij duke qëlluar vendasit me thikë.
#