E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr banal, 22-vjeçari përfundon në spital në rrezik për jetën

Divjakë- Një 22-vjeçar është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja është regjistruar në qytezën e Divjakës, në mesditën e së martës. Gjithçka ka precipituar pas një sherri lindur mes të dy personave. 22-vjeçari Xhuljano Fusha është goditur disa herë me thikë nga një tjetër bashkëmoshatar i tij, 21-vjeçari Xhuljano Gjeka. Në vendngjarje ka mbërritur policia e rendit, që ka arritur të ndalojë shtetasin Gjeka, duke e prangosur atë dhe dërguar në mjediset e komisariatit Lushnjë. Sipas burimeve policore, ngjarja ka pasur në themel të saj motive të dobëta. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin Lushnjë, për shkak të plagëve të marra, i lënduari Fusha është nisur urgjentisht në drejtim të Spitalit Ushtarak. Sipas mjekëve lushnjarë, gjendja e tij është në rrezik për jetën, për shkak të plagëve të marra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›