E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me armë, një i plagosur tek ish-blloku

 

TIRANE - Një person mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e ish-bllokut në Tiranë, si pasojë e një konflikti me armë. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, kur shërbimet e Komisariatit nr.2 Tiranë dhe seksioni Kundër Krimeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit, mori njoftim se në rrugën "4 Shkurti" në zonën ish-bllok, është plagosur me armë zjarri një person. "Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi i posaçëm hetimor, i formuar për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje. Hetimi zbuloi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të Skay Tower, ku autori i dyshuar i ngjarjes me iniciale H.E, 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar dy herë në pjesën e trupit me armë zjarri, 36-vjeçarin Asim Ahmeti. I plagosuri u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia bllokoi në vendin e ngjarjes dy gëzhoja arme ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale "vrasje e mbetur në tentativë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›