E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari adoleshent dhe 2 miq me thasë mbi shina

20/05/2009  Veprim i pazakontë në Itali, tre 15-vjeçarë festojnë me thasë mbi shinat e trenit

Asnjë dëm nuk u shkaktua përveç alarmit të policisë, dëshmitë e të miturve

Trimëritë e adoleshencës tre të mitur që jetonin në Bolonja të Italisë kishin menduar t’i shfaqnin duke vënë thasë mbi shinat e trenit. Një prej këtyre adoleshentëve 15-vjeçarë ishte shqiptar, një tjetër ishte italian, ndërsa i treti me origjinë nga Maroku. Të tre kishin organizuar ditëlindjen e një mikeshës së tyre dhe më pas vendosën të bënin këtë rreng që alarmoi forcat e policisë dhe pasi vunë thasët ata nuk reshtën së shkrepuri foto, për të mbajtur kështu kujtime nga kjo aventurë e pazakonshme. Ngjarja ka ndodhur në stacionin Ozzano Emilia-Mirandola, pak kilometra nga Bolonja. Ata u denoncuan nga shoqëritë e transporteve dhe rrezikojnë tashmë nga 5 vjet burg secili për këtë vepër. Në një prej dëshmive të dhëna nga më i madhi i grupit thuhej se “në atë festë s’ma kishte qejfi të shkoja, por vendosa të bashkohem me miqtë dhe u thashë të provonim t’i vinin njëherë thasët sipër shinave e pastaj të shohim se çdo të ndodhë. Po të kthehesha prapa në kohë nuk do ta bëja”. Ndërsa shefi i policisë së hekurudhave Oreste Capocasa tha se asnjëri prej tyre nuk e pranonte autorësinë e këtij fakti, teksa shpresonte se dënimi do të bëhej shembull për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen. Ndërsa motra e 15-vjeçarit shqiptar tha në polici se “vëllai im vetëm sa u bëri foto thasëve mbi shina dhe nuk i preku. Për këtë ai u betua për kokën e babit. Tani ai nuk do dalë më nga shtëpia sepse të mitë janë shumë të nxehur”. Tashmë i takon Prokurorisë së të miturve për të vendosur nëse adoleshentët do të dënohen për këtë veprim që kanë kryer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›