“Do të të varrosim tek kjo gropa me gëlqere”
20/05/2009 Roja i godinës së SHIK-ut në Lezhë tregon torturat ndaj Remzi Hoxhës
Dëshmi e rëndësishme në dosjen e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas
TIRANË- Roja i godinës së SHIK-ut në Lezhë dëshmoi dje dhe deklaroi se Budjon Meçe i tha Remzi Hoxhës së do ta varrosnin tek një gropë me gëlqere. Meçe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i pamundur të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit. Pikërisht për këtë arsye gjykata e ka veçuar dosjen e tij me qëllim hapjen dhe gjykimin në një kohë më të mëvonshme, pra në pritje të përmirësimit. Por në sallën e gjyqit dje u dëgjua një dëshmi, e cila mund të cilësohet tepër e rëndësishme për procesin dhe për akuzën. Një roje e godinës së SHIK-ut në Vain të Lezhës i ka treguar dje gjykatës shumë detaje që lidhen me shoqërimin e disa personave në vitin 1995, mënyrën se si trajtoheshin e kërcënoheshin. Viktor Sokoli është dëshmitari që dje u pyet para gjykatës pa pranin e kamerave. Dëshmitari u shpreh se në atë kohë ka parë shumë persona që shoqëroheshin nga punonjësit e SHIK-ut në atë godinë dhe më pas keqtrajtoheshin. Po kështu ai u shpreh se ka qenë i vetmi që ka parë Remzi Hoxhën në ambientet e godinës duke u marr në pyetje nga një prej të pandehurve e pikërisht nga Budjon Meçe.
Dëshmia
Në dëshminë e tij roja i godinës tha se “Unë mbaj mend se në atë kohë kam qenë roje në godinën në Vain të Lezhës që ishte pronë e SHIK-ut. Punonjës të SHIK-ut sillnin persona të ndryshëm në godinë, por fytyrat ia mbulonin. Po kështu kam parë në një rast Remzi Hoxhën brenda në dhomë së bashku me një inspektor. Emrin e Remzi Hoxhës e kam mësuar nga një punonjës aty në Vain. E mbaj mend shumë mirë dhe e kam para syve portretin e Remzi Hoxhës. Remziu qëndronte i ulur në krevat dhe Budjon Meçe në karrige. Në një moment Budjoni më pa kur unë isha tek dera dhe më tha të largohesha. Budjoni po e merrte në pyetje dhe e ka kërcënuar. Por unë dua të them se aty nuk është kërcënuar dhe keqtrajtuar vetëm Remzi Hoxha. Shumë të tjerë janë sjellë dhe janë kërcënuar. Remziun e kanë marr dhe e ofruan tek një gropë me gëlqere. Mbaj mend se Budjoni i tha se aty do ta varrosnin. Kërcënimet kanë qenë të shumta. Këto që unë po deklaroi sot i kam thënë edhe para dy vjetësh në Prokurori”. Ndërkohë që ka treguar për peripecitë që ka parë me sytë e tij teksa keqtrajtoheshin dhe kërcënoheshin persona të shumtë në atë bazë të SHIK-ut, dëshmitari ka treguar se jo të gjithë atë që shoqëroheshin i ka parë pasi vinin të maskuar me thasë në kokë. Kjo dëshmi dhe ky rast i treguar nxjerr në pah dhunën e ushtruar ndaj shtetasve të ndryshëm nga inspektor të SHIK-ut në vitin 1995. Në këtë vit u rrëmbyen edhe shumë persona të tjerë.
Me thoni dëshmitar nëse keni punuar në shërbimin informativ kombëtar. Nëse po çfarë periudhe dhe çfarë pune keni kryer?
Kam punuar gjatë viteve 1993-2000. Në Vain të Lezhës si roje objekti.
Kush ka punuar së bashku me ju?
Mhill Pjetri, Lesh Cali dhe Tom Qushku.
Tjetër kishte?
Po. Ishin dy brenda objektit. Gjok Hasani me të shoqen. Dhe një inspektore Rita, se mbaj mend mbiemrin.
Ky ambient nga kush administrohej?
Nga kryetari, Martin Miri.
Në Vain janë marrë njerëz në pyetje, janë shoqëruar?
Njerëz kanë ardhur plot.
Kanë qëndruar me ditë, apo si?
Varet. Me 1, 10 apo 15 ditë, sipas programit që kishin ata.
Keni dijeni kush janë personat që janë marrë në pyetje?
Nga dritarja jashtë kam parë vetëm atë me mustaqe, kosovarin, duke u marrë në pyetje nga një oficer me emrin Budion. Më ka thënë largohu dhe kam ikur.
Kush iu kërkoj të largoheshit?
Një oficer me emrin Budion.
Nga ana juaj janë parë veprime konkrete të kryera ndaj këtyre personave?
Kam parë atë në tavolinë duke marrë në pyetje personin që ishte brenda.
Sa kohë janë mbajtur brenda këta persona?
Se mbaj mend me saktësi ka kaluar kohë e gjatë.
Keni parë persona konkretë?
Remzi Hoxhën kam parë.
Në çfarë rrethanash?
E kam parë brenda në dhomë duke u marrë në pyetje. Më thanë largohu dhe ika te postblloku.
Dini gjë janë torturuar?
Nuk di ç’të them, atë e dinë oficerët. Sepse kam qenë jashtë.
Dëshmitarët VIP të procesit
Mes dëshmitarëve në këtë proces janë pyetur edhe gjenerali Agim Shehu, ish- drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit, njëkohësisht ish- zv/ministër i Brendshëm dhe Fatos Klosi ish-shefi i SHIK-ut. Po kështu Prokuroria ka lexuar disa seanca më parë edhe dëshminë e vetme të dhënë nga ish-drejtori i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, (tashmë i vdekur). Janë pyetur disa ish-punonjës të Shërbimit Informativ dhe po kështu familjarët e Remzi Hoxhës. Në asnjë rast nuk janë përmendur emrat e të pandehurve. Madje edhe Bashkim Gazidede në dëshminë e tij dhënë para disa vitesh është shprehur vetëm për mënyrën se si vepronte SHIK-u. Fatos Klosi ka treguar se kur ka vajtur në kryer të SHIK-ut ka gjetur muret e disa zyrave të lyera me gjak. Agim Shehu ka treguar në dëshminë e tij se ka hetuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës, por nga verifikimet ka rezultuar se targa e makinës së përdorur nuk ka qenë e regjistruar.