Tafaj Reforma e financimit perfundon brenda vitit

Ministri i Arsimit dhe i Shkences ka publikuar dje objektivat e ministrise qe drejton per vitin 2011 duke premtuar cilesi. Sipas tij reforma e financimit perfundon brenda vitit duke sjelle ndryshim rrenjesor te arsimit universitar
Reforma e arsimit te larte qe pritet te ndryshoje rrenjesisht sistemin universitar ne vend do te perfundoje brenda ketij viti sipas ministrit te Arsimit dhe te Shkences z. Myqerem Tafaj qe prezantoi dje objektivat e vitit 2011 per arsimin dhe shkencen ne nje konference per shtyp ne mjediset e ministrise. Nder objektivat e tjere per arsimin e larte ministri parashtroi renditjen dhe vleresimin e jashtem te universiteteve qe jane parakushte te reformes se financimit.
Perfundimi i projektit te renditjes se programeve te studimeve ne 4 fusha - renditi ai si nje nder objektivat duke shtuar edhe nje kusht tjeter qe eshte vleresimi i jashtem i cilesise se programeve dhe diplomave te te gjitha shkollave te larta me ndihmen e eksperteve ose agjencive te huaja mbi bazen e standardeve akademike te pranuara nga shkollat tona te larta. Mbi bazen e ketij vleresimi do te percaktohen edhe shkollat e larta private qe do te kene te drejte te pranojne studente qe perfitojne mbeshtetje financiare nga fondet publike buxheti sipas modelit te ri te financimit te arsimit te larte. Tafaj shtoi se kete vit do te punesohen 300 pedagoge te rinj dhe se do te vijohet me rikonstruksionin e mjediseve universitare.
Ministri Tafaj theksoi se objektivi kryesor per vitin 2011 do te jete cilesia ne arsimin shqiptar.Ne arsimin parashkollorobjektivi i MASH do te jete rritja e perfshirjes se femijeve te moshes 5-vjecare ne kopshte. Synimi i MASH eshte qe ne vitin shkollor 2011-2012 te regjistrohen ne kopshte mbi 80 e femijeve te moshes 5 vjec. Gjithashtu ne cdo shkolle fillore te vendit do te hapen klasat parapergatitore.
Nder objektivat per 2011-nne arsimin parauniversitareshte shume i rendesishem ai per Braktisjen zero. Per realizimin e ketij objektivi do te vijoje implementimi i planit te veprimit te shpallur ne vitin 2010 si pjese te te cilit nje nder masat me te rendesishme per terheqjen e femijeve rome ne hkollazbatimin e modelit te shkollave me drekeper femijet rome - deklaroi ministri.
Objektiv i MASH per vitin akademik 2011-2012 do te jete rritja e perqindjes se nxenesve qe do te vijojne arsimin e mesem. Ministri Tafaj vleresoi se treguesi aktual eshte 91 dhe theksoi se ekzistojne te gjitha mundesite qe ai te rritet gradualisht ne perputhje me objektivin e shpallur sipas te cilit cdo nxenes qe ka mbaruar klasen e 9-te te kete mundesi reale per te vazhduar arsimin e mesem. Per realizimin e ketij objektivi jane marre nje sere masash te nevojshme qe lidhen me personelin dhe infrastrukturen te cilat do te zhvillohen me tej.
Puna e MASH gjate 2011 do te perqendrohet edhe ne thellimin ereformave e planeve dhe programeve mesimorekurrikulat. Ministri i Arsimit dhe Shkences u shpreh se gjate vitit 2011 do terishikohen dhe do te filloje hartimi i kurrikulesse arsimit 9-vjecar me pjesemarrjen e mesuesve dhe studiuesve me te njohur ne vend. Permes ketij objektivi synohet perafrimi i kurrikules me ate te vendeve me te zhvilluara si dhe garantimi perzoterimin e aftesive dhe kompetencave qe kerkon nje shoqeri dhe ekonomi e mbeshtetur ne dije.
Ne vijim Ministri Tafaj theksoi se kurrikula e arsimit tone parauniversitar duhet te realizoje jo vetem formimin solid ne gjuhen amtare letersi matematike shkenca natyrore dhe ato shoqerore por ajo duhet te beje te mundur qe cdo nxenes qe mbaron arsimin e mesem te njohe mire dy gjuhe te huajate medha.Ne kete kuader Ministri risolli ne vemendje sene maturen e vitit 2012 gjuhaangleze te jete provim i detyruar i Matures Shteterore ckado te beje qe Matura Shqiptare te krahasohet denjesisht me maturat evropiane.
Shtrirja e metejshme e Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit TIKne permbajtjen e shkolles pra ne tere procesin mesimor edukativ do te jete nje tjeterobjektiv i MASH ne 2011. Ne bashkepunim me ekspertet aktualisht MASH po punon per hartimin e planit mesimor kulenda IT perfshihet qe ne klasen e pare te arsimit fillor. Ministri shprehu synimin qe brenda2-3 viteve te trajnohen te gjithe mesuesit e arsimit parauniversitar ne IT. Pajisja e shkollave te sistemit parauniversitar melaboratore informatikesi dheshtrirja e internetitne te gjitha shkollat e vendit do te pasohet ngazhvillimi i mesimdhenies mbeshtetur edhe ne teknologjine e informacionit. Ne te njejtin kontekst EMIS Sistemi Informatik i Menaxhimit te Arsimit fillon funksionimin e plote nesistemin e edukimit parauniversitar e universitar publik.Ky sistem synon ngritjen e infrastruktures se nevojshme realizimin dhe instalimin e njeprogrami aplikativper mbledhjen perpunimin analizen gjenerimin e treguesve dhe shperndarjen e te dhenave te sistemit arsimor ne vend.
Ministri vijoi me zhvillimin e metejshem te reformes tashme te qendrueshme dhe te suksesshme te Altertekstit. Alterteksti 2011do te njohe nje permiresim cilesor duke rritur vemendjen e perzgjedhjes se autoreve cka do te ofroje nje cilesi te dukshme te teksteve duke e shoqeruar kete me nje sistem plotesisht te monitoruar te shperndarjes dhe rimbursimit te librave shkollore.
Lidhur mereformen e mesuesise ministri Tafaj paraqiti si objektiv themelor per 2011-nkonsolidimin estatusit dhe pergatitjes se mesuesve. Per kete qellim do te filloje zbatimi i modelit te diplomimit te mesuesve sipas standardeve evropiane. Fakultetet e mesuesise te universiteteve publike ne vend kane hartuar tashme kurrikulat e reja te Masterit ne Edukim sipas modeleve me te mira bashkekohore.
Ministri Tafaj me tej risolli ne vemendje publikimin e raportit PISA 2009 i cili shpalli renditjen e Shqiperise si nje nder tre vendet me progres me te dukshem ne arsim ne saje te reformave te ndermarra nga qeveria Berisha. Ai nenvizoi se rezultatet e raportit PISA 2009 e ngriten vendin tone 5 vende me lart krahasuar me vleresimin e meparshem. Ministri i Arsimit dhe Shkences paraqiti si objektiv rritjen me disa shkalle te Shqiperise ne renditjen e PISA e cila do tepublikohet ne vitin 2012 pas aplikimit zyrtar te kryer nga vendi yne.
Ne fushen e investimeve te infrastruktures fizike dhe laboratoreve didaktike-mesimore objektivat e MASH per 2011 perfshijne I zhvillimin dhe permiresimin e infrastruktures arsimore. Ne kete kuader vetem nga projekti Cilesi dhe Barazi ne Arsim per vitin 2011 eshte parashikuar te nisendertimi i 19 shkollave te reja dhe rehabilitimi i 10 shkollave te tjera te pajisura e mobiluarasipas standardeve evropiane. Investimet do te drejtohen gjithashtu edhe drejtII permiresimit te bazes mesimore didaktike e laboratorike ne te gjitha nivelet e arsimit. Sipas planifikimit per 2011 rreth 25 e te gjitha shkollave 9-vjecare ne Shqiperi perfitojne laboratore didaktike mesimore. Gjithashtu gati 50 e shkollave te mesme perfitojne laboratore didaktike ndash mesimore dhe 15 e shkollave te arsimit parauniversitar perfitojne biblioteka.
Ne permbyllje te paraqitjes se objektivave ne fushen e arsimit parauniversitar Ministri Tafaj u shpreh se pergjate vitit 2011 do te vijoje zbatimi i ligjit te ri te arsimitMe rendesi te vecante - projektligj i arsimit Parauniversitar ndash do te jete Ligji i Arsimit te Standardeve Evropiane
Me tej ministri i Arsimit dhe Shkences vijoi me arsimin dhe formimin profesional AFP ku shpalli si objektiv kryesor rritjen e metejshme te pranimeve me se paku 10 te numrit aktual te nxenesve. Gjithashtu ne bashkepunim me ministrite e linjes ne vitin 2011 MASHdo te zhvilloje nje paketefinanciare nxitese per biznesinme synim vetepunesimin e te gjithe nxenesveqe mbarojne shkollen e mesme profesionale duke siguruar akses te menjehershem ne tregun e punes.