E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrufeja, "çorodit" palën greke

Për disa minuta një shkarkesë
elektrike ka çoroditur punën
e palës greke në pikën kufi tare
të Kapshticës. Rënia e rrufesë në
një nga linjat ka sjellë ndërprerjen
e përkohshme të punës në
kufi . Pas situatës së krijuar janë
vënë menjëherë në dijeni autoritetet
doganore dhe të policisë
kufi tare për të bërë bllokimin e
përkohshëm të procedurave të
kalimit. Fatmirësisht, në momentin
e këtij defekti në territorin
doganor ka pasur lëvizje të pakta
ndërkufitare, vetëm 20 mjete
kanë qenë në pritje të kryerjes
së procedurave të kalimit. Nga
pala greke është konfi rmuar se
nuk ka dëmtim të sistemit, por
vetëm një shkëputje të energjisë
elektrike dhe puna ka rinisur pas
vendosjes së gjeneratorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›