Kreu i BQE: Papunësia në Greqi, rrezik për trazira sociale
Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, ka folur mbi “rrezikun e protestave ekstreme për shkak të papunësisë në Greqi”. Këto deklarata ai i bëri gjatë gjatë ceremonisë së marrjes së një titulli nga Universiteti Luiss, në kryeqytetin italian.
“20 vitet e fundit po zhvillohet një proces i vazhdueshëm i përqendrimit të të ardhurave, që dëmton qytetarët më të dobët nga ana ekonomike”, tha Draghi duke shtuar se nevojitet një pjesëmarrje më e barabartë në pasurinë kombëtare, që të rritet kohezioni social.
“Papunësia, sidomos e të rinjve, ka arritur në nivele që ka të ngjarë të shkaktojë protesta ekstreme dhe shkatërruese”, tha presidenti i BQE, Mario Draghi. Për këtë arsye, sipas tij, është e nevojshme një rritje e qëndrueshme ekonomike.
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane vuri në dukje se në të kaluarën, shumë vende të zonës së euros kanë ndërmarrë shumë reforma me rëndësi jetike për konkurrencën e tyre dhe la të kuptohej se nëse është e nevojshme, Banka Qendrore Europiane mund të shkojë në një ulje të mëtejshme të normave të interesit të kreditimit, edhe pse kjo masë duhet të studiohet me shumë kujdes.