E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherret per pronesi, kater bien ne pranga

Sherret per motive pronesie cojne ne paraburgim kater persona te dyshuar, mes te cileve nje cift. Policia e Durresit dhe e Shijakut beri me dije se ka nisur hetimet per te shoqeruarit per vepren penale te “kanosjes” dhe “dhunimit te baneses”. Ngjarja e pare ka ndodhur ne lagjen nr. 8 te qytetit bregdetar, kur te dyshuarit F. H., 42-vjec dhe A. H., 21-vjece, banues ne zonen e ish-Kenetes, akuzohen se kane dhunuar banesen e te moshuares 63-vjecare R. B., si dhe e kane kanosur me jete. Pak ore me pas komisariati i Shijakut mori nen akuze J. C., 30-vjec dhe I. P., 21-vjec, banues ne Xhafzotaj, te cilet dyshohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kanosur per motive pronesie 42-vjecarin me inicialet Z. M., banues po ne fshatin Xhafzotaj te Shijakut. I demtuari menjehere ka bere kallezim penal ndaj agresoreve, kurse materialet per te dyja ngjarjet diten e djeshme i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›