E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja e Maks Velos

Spanja vendlindja e Pikasos Dalise Gaudit vjen ne nje ekspozite permes perjetimeve te Maks Velos. Madridi Barcelona Malaga Granada jane qytetet qe vizitoi Maks Velo ne Spanje dhe prej te cilave mori frymezim. Andaluziania Peizazh Lufta me dema jane vetem disa nga pese ciklet e punimeve qe Velo sjell te ekspozuara ne galerine DidArt. Fale kontakteve me nje zonje daneze presidente e fondacionit Valparaiso Maks Velo qendroi nje muaj ne Spanje ne qytetin Almera qe ishte dhe qendra e Andaluzise. Fale rezidences njemujore Velo realizoi rreth 120 pune si vizatime piktura etj. nje pjese te te cilave vijne te ekspozuara ne DidArt. Por nje pjese tjeter jane vetem nisja e nje cikli te gjate ajo e Luftes me dema qe i ka bere shume pershtypje dhe qe do te vazhdoje gjate ta pikturoje. Me ka frymezuar dhe vazhdoj akoma te punoj me ato tema sidomos me temen e luftes me dema me beri shume pershtypje. Eumlshte nje konfrontim nje lufte por dhe dashuri me natyren kjo ishte esenca e demit - thote Velo.

Peizazhe ku nderthuren mes kaltersish qiell dhe det e verdhe e vjeshtes por dhe nudo gjithcka qe i ka bere pershtypje dhe ka terhequr syrin e tij prej artisti Velo ka lsquonxituar te fiksoje ne art. Sipas Velos ai ka mbetur i mahnitur nga magjia e Spanjes. Spanja e meriton emrin si frymezuese dhe vendlindja e te medhenjve. Eumlshte nje vend shume i vecante dhe nuk eshte kot qe disa nga me te medhenjte e shekullit ne art kane dale nga aty Pikaso Dali Miroja edhe Gaudi pra piktore arkitekte shkrimtare. Une atje e kuptova psene sepse Spanja eshte nje kryqezim kulturash dhe nje energji e jashtezakonshme qe te ngjall natyra. Kjo eshte e pashpjegueshme. Me sa duket eshte ajri qe vjen nga Afrika qe bashkohet me lageshtiren e Mesdheut dhe te oqeanit. Ka nje vitalitet e nje gjallese te paimagjinueshme ne bimet ne kafshet. Gjithcka qe te rrethon te jep nje energji te jashtezakonshme - tregon Velo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›