E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne Keshillin Bashkiak, te djathtet rrezojne buxhetin

BERAT- Debatet ne Keshillat Bashkiak kthehen ne nje “virus” qe ka mberthyer pothuajse te gjitha institucionet vendore. Pas Vlores, Elbasanit, Korces, Fierit, Durresit dhe Patosit, dje ka qene radha e Keshillit Bashkiak te Beratit, qe te bllokoje buxhetin e vitit 2010 te propozuar nga kryebashkiaku Fadil Nasufi. Nje vote me teper ne krahun e djathte te keshillit ka mjaftuar per te rrezuar propozimin e Fadil Nasufit pas disa oresh diskutimesh. Te djathtet akuzuan njesine vendore per shperdorim te fondeve vitin e kaluar dhe mosmenaxhim te mire te tyre, c’ka ka sjelle dyshime edhe per buxhetin e ketij viti. Nasufi eshte shprehur se ky buxhet duhet miratuar per te miren e qytetit, pasi per vitin 2010 qeveria ka dhene shume me pak para se vitin e kaluar, ose nje fond prej 70 milione lekesh. Kreu i Keshillit Bashkiak, Lorenc Berati, perfaqesues i Partise Demokratike shprehu qendrimin e tij kunder buxhetit te ri, duke kerkuar shpjegime. Edhe pas pergjigjes se kryebashkiakut, te djathtet e pakenaqur kane votuar kunder buxhetit, duke e kaluar njesine vendore ne nje krize financiare. Ne votim moren pjese 35 keshilltare, ku 17 votuan pro buxhetit dhe 18 kunder tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›