E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes fqinjeve, vritet me thike 25-vjecari

BULQIZE- Tete te vrare ne gjashte dite, vene ne alarm policine. Pas masakrave te Vidohoves dhe Durresit, si dhe ekzekutimit ne Tirane te nje te riu, dje ne mbremje krimi ka tronditur edhe qytetin e Bulqizes. Nje 25-vjecar eshte therur me thike nga fqinji i tij ne sy te familjareve, pas nje grindjeje per motive te dobeta. Burime policore thane se viktima eshte Fatos Daxha i cili mberriti i pajete ne spital, kurse autori i dyshuar eshte Gezim Tomaj 27 vjec, i njohur si person me rrezikshmeri shoqerore te larte ne zone, i cili u kap nje ore pas krimit duke tentuar arratisjen nepermjet malesise ku trashesia e bores arrinte deri ne gjysme metri dhe terreni ishte i veshtire. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00 te mbremjes se djeshme ne fshatin Kraste te Bulqizes, pak kilometra larg qytetit. Salla operative eshte njoftuar nga familjaret per grindjen dhe menjehere ne drejtim te fshatit jane nisur dhjetera forca policie qe rrethuan zonen. Mjeket konfirmuan se 25- vjecari Fatos Daxha, mberriti i vdekur me plage te renda te shkaktuara nga nje thike. Grupi hetimor mori ne pyetje pjesetare te dy familjeve dhe vendosi sherbime policie per te ndaluar gjakmarrjen pas krimit. Behet me dije, se si motiv i sherrit mes dy te rinjve kane sherbyer mosmarreveshjet e familjeve fqinje, qe degjeneruan deri ne perleshje dhe vrasje. Gezim Tomaj dyshohet se ka goditur disa here per vdekje 25-vjecarin dhe me tej eshte larguar ne drejtim te zones malore. Burime zyrtare thane se terreni ka qene i veshtire, por pas rrethimit i dyshuari eshte ndaluar per akuzen e “vrasjes”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›