Sherr në Kore për Leo Mesin
Skuadra e Barcelonës ka programuar një miqësore me një ekip të përbërë nga yjet e kampionatit vendës në Korenë e Jugut. Organizatorët e kësaj përballjeje kanë arritur një marrëveshje me klubin spanjoll, ku do u paguajnë atyre edhe një pagesë të majme për këtë sfidë. Por, trajneri Pep Guardiola ka deklaruar se nuk dëshiron që të aktivizojë Lionel Mesin, pasi ai nuk është në formën e tij më të mirë fizike dhe rrezikon dëmtim. Kjo gjë ka ngjallur një reagim të ashpër te koreano-jugorët, të cilët në kontratë kanë një klauzolë, ku Leo Mesi duhet të luajë për 30 minuta, në të kundërt Barcelona do paguajë një dëmshpërblim prej 200 mijë eurosh. Drejtuesit e klubit spanjoll ishin të gatshëm të sakrifikonin këtë shifër parash dhe të mos fusnin në fushë yllin e tyre. Por, koreano-jugorët e rritën dozën e presionit. “Ose Mesi do jetë në fushë, ose miqësorja nuk do të zhvillohet fare”, ishte vendimi i fundit i organizatorëve koreano-jugorë. Me shumë mundësi Guardiola do dorëzohet para këmbënguljes së tyre dhe Lionel pritet të luajë.