E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të pastrehët, përfituesit e 555 shtëpive me kredi

Taulant Zeneli

Nga tri programet e strehimit që Bashkia e Tiranës zbaton për qytetarët, ai i banesave me kosto të ulët ka numrin më të lartë të kërkesave.

Nga 7822 aplikime, rreth 6040 janë për këtë program. Bëhet fjalë për përfitimin e një kredie të lehtësuar nga shteti në varësi të personave që ka një familje e pastrehë. Në total janë 1200 të tilla që do të jepen brenda këtij viti. Pas miratimit të listës së parë në prill, një listë e dytë do të kalojë në Këshillin Bashkiak pas muajit shtator me emrat e 555 përfituesve të rinj. Dosjet aktualisht po shqyrtohen nga Komisioni i Strehimit në Bashki. Në intervistën e tij për gazetën, drejtori i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli, sqaron si do të veprohet për plotësimin e kuotave të lira të këtij programi. Ai bën me dije se një pjesë e mirë e qytetarëve skualifikohen për shkak të mangësive me dokumentacionin e kërkuar. Zeneli jep shifra e detaje në lidhje me familjet që do të përfitojnë nga programi i banesave me qira apo bonuset e strehimit. Është drejt përfundimit blloku i fundit i banesave me qira, ndërtimi i të cilave ka pasur vonesa për shkak të problemeve të bartura. Komisioni i Strehimit ka vlerësuar të rregullt dokumentacionin për 311 familje, ndërsa mbeten edhe 74 apartamente të tjera me qira si kuota të lira për tu plotësuar. I gjithë procesi do të përfundojë brenda vitit 2012.

Programi social i banesave me kosto të ulët ka numrin më të lartë të kërkesave nga qytetarët nga të tria programet sociale që Bashkia e Tiranës zbaton për të pastrehët. Sa është numri i aplikuesve deri tani dhe sa prej dosjeve të shqyrtuara i përmbushin kriteret?

Bashkia e Tiranës ka përcaktuar si prioritare mbështetjen e qytetarëve që vuajnë problemin e strehimit dhe gjatë kësaj periudhe, një punë voluminoze është kryer nga ana jonë për të vënë në rrugën e zgjidhjes…

(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›