Trafik klandestinesh, kapet per here te dyte
SARANDE - Nje 41-vjecar nga Fushe Mamurrasi u ndalua mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nga policia e Sarandes, pasi akuzohet se ka ndihmuar kalimin ilegal drejt Greqise te disa personave, duke perfituar prej tyre nga 1 mije euro. Burime zyrtare nga Komisariati i Sarandes, thane se Rexhep Zani, u ndalua me urdher te Prokurorise se rrethit te Sarandes, nderkohe qe ai ishte ndaluar me pare per te njejten veper penale. Sipas policise, 41-vjecari Zani eshte nje nga 12 personat e ndaluar ne korrik te vitit te kaluar, se bashku me gjashte police te Komisariatit te Sarandes, te akuzuar per dhenie ndihme ne kalimin e paligjshem te kufirit.