E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfrytezim prostitucioni, ndalohet 52-vjecari

LIBRAZHD - Nje 52 vjecar eshte arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka shfrytezuar nje femer per prostitucion ne banesen e tij ne Librazhd, duke perfituar parate e klienteve qe i siguronte. Burime nga policia bejne te ditur se eshte vendosur ndalimi i Xhevat Kocit, pasi ky i fundit, per nje periudhe dyvjecare, ka detyruar femren L.S., te ushtroje prostitucion. Pas nje denoncimi te mberritur dhe informacioneve te grumbulluara eshte bere i mundur arrestimi i 52-vjecarit dhe shoqerimi me pas ne ambientet e Drejtorise se Policise. Prokuroria e rrethit te Librazhdit ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimit te plote te ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›