Sherr për një femër, vritet maturanti
Një i ri vlonjat është goditur me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij dhe ka gjetur vdekjen brenda pak minutash. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, në qendër të qytetit të Vlorës.
Sipas burimeve të policisë, rreth orës 17:00, maturanti Admir Danaj, pas një debati me një bashkëmoshatar të tij, është goditur me thikë në zemër nga ky i fundit. Plagët e shkaktuara nga arma e ftohtë kanë qenë fatale për adoleshentin. Tehu i thikës ka prekur zemrën, duke e bërë të paefektshme çdo lloj ndërhyrjeje nga ana e bluzave të bardha. Ndonëse i plagosuri Admir Danaj është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit dhe është vënë nën mbikëqyrjen e mjekëve, brenda pak minutash ai ka ndërruar jetë.
Policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar për ngjarjen, por burime konfidenciale bëjnë të ditur se autori, 18-vjeçari me inicialet A.D., në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga një femër. Sipas dëshmive të para mësohet se Danaj, gjimnazist në shkollën jopublike "Aulona", ka qenë i shoqëruar nga një shok i tij kur është ndaluar nga një 18-vjeçar, edhe ky maturant në një shkollë private të qytetit.
Mësohet se autori i krimit ka qenë i shoqëruar nga nëna e të dashurës së tij 18-vjeçare, shoqe shkolle me viktimën. Mendohet se shkak i grindjes që përfundoi me një krim të rëndë ka qenë një ngacmim ndaj një vajze, mike e ngushtë e autorit të ngjarjes. Viktima ka ngacmuar një 18-vjeçare, gjë që nuk është mirëpritur nga autori. Pas grindjes me fjalë, sherri mes të rinjve ka degraduar me tej. I riu me inicialet A.D., ka nxjerrë një thikë që mbante me vete, dhe ka qëlluar me të Danajn. Më pas është larguar me shpejtësi me një makinë, duke e lënë të riun të përgjakur në tokë.
Shoku i tij e ka çuar menjëherë për në spital, por pa mundur ta shpëtojë. Ndërkohë mësohet se shoku i viktimës është shoqëruar për në komisariat dhe është marrë në pyetje deri në orët e vona të mbrëmjes për rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje të riun, për të zbërthyer çdo detaj të vrasjes së maturantit vlonjat. Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar për në komisarit disa persona dhe janë mbledhur dëshmitë e kalimtarëve të rastit, që kanë parë skenën e krimit, me shpresën se do të mund të zbardhin plotësisht rrethanat e vrasjes së të riut.
Policia ka nisur gjithashtu kërkimet në disa zona, ku mendohet se mund të jetë fshehur autori i krimit, për t‘i shpëtuar prangosjes dhe përballjes me drejtësinë. Me kapjen e autorit dhe marrjen e tij në pyetje nga organet e drejtësisë, do të bëhet e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe shkaqet që e çuan të riun të ndërmerrte plagosjen e bashkëmoshatarit të tij.