E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri i vjetër, plagos me thikë 49-vjeçarin

Pija u kujton një sherr të vjetër dy personave dhe sjell një të plagosur. Një 49-vjeçar është goditur me thikë, teksa ka qenë në një lokal. Burimet policore të kryeqytetit shpjeguan se ngjarja ka ndodhur tek Instituti Bujqësor, ndërkohë që është prangosur autori. Sipas informacioneve zyrtare, nga seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit rreth orës 22:00, u arrestua në flagrancë shtetasi Halil Mal Prengzi, 49 vjeç, banues në Kamëz. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 11:00, tek Instituti Bujqësor, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin Naim Nezir Rama, 49 vjeç, banues në Kamëz, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia detajoi se konflikti ka ardhur si pasojë e një sherri të vjetër, rreth një vit më parë mes këtyre dy personave, kur janë takuar rastësisht në të njëjtin lokal.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›