Rrezohet kerkesa per lirimin e Aldo Bares
Tirane-Aldo Bare, i njohur si kreu i "Bandes se Lushnjes", do te vazhdoje te gjykohet ne arrest burgu. Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane, rrezoi dje kerkesen e avokatit te kapobandes, per shfuqizimin e mases se sigurise "arrest me burg", vendour ne mungese ndaj tij ne vitin 2006. Sipas gjykates, kerkesa e avokatit te tij mbrojtes, eshte e pabazuar ne ligj dhe ne prova. Pas ekstradimit te tij nga Turqia ne 2 dhjetor, avokati i tij mbrojtes, nepermjet nje kerkese kerkoi shuarjen e mases se sigurise, duke pretenduar se klientit te tij i kane kaluar afatet ligjore te gjykimit dhe te paraburgimit. Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare, akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda per vepra te renda penale, akuza per 20 vrasje, krijimi i organizates kriminale, rrembim personi, shkaterrim prone, dhunim varresh dhe kryerje te veprave te tjera penale, ne bashkepunim nga organizata kriminale. Procesi gjyqesor ne ngarkim te tij pritet qe te nise ne ditet ne vazhdim, pasi ishte bllokuar per shkak te mos njoftimit te Bares, gjate kohes qe ai ndodhej i arrestuar ne Turqi dhe pritej ekstradimi ne vendin tone. Ne seancat e radhes, pritet qe te paraqiten edhe deshmitaret e pare te akuzes.
Arrestimi
Bare u arrestua ne Ankara tre vjet me pare. Ai u mbajt ne gjendje arresti nga shteti turk, ne pritje te ekstradimit. Ai kerkohej nga dy shtete, Italia nga njera ane per akuzat e trafikut te droges dhe vendi yne, i cili kishte ngritur dhjetera akuza te renda, kunder kapos se krimit ne Lushnje.