E Diel, 1 Nëntor 2026

Keqtrajton dhe kercenon gruan, nen hetim 40-vjecari i dhunshem

Durres- Gruaja denoncon ne polici bashkeshortin, per keqtrajtim dhe presion psikologjik dhe si prova, u tregon hetuesve hematomat ne trup dhe fytyre. Nena e dy femijeve ka shkuar ne Komisariatin e Durresit mbremjen e se henes, ku ka kerkuar edhe ndihmen e organeve te rendit dhe drejtesise per mbrojtje ligjore nga bashkeshorti i dhunshem. Grupi i gatshem ka kryer shoqerimin e te dyshuarit Mikel N., 40 vjec, i cili pas marrjes ne pyetje eshte lene i lire, duke u keshilluar qe te mos e prekte me 27-vjecaren, edhe pse jetonin ne te njejten banese. Burime zyrtare te policise vendore thane se 27-vjecarja, nene e dy femijeve, ka bere kallezim se eshte dhunuar fizikisht e psikologjikisht ne menyre sistematike nga bashkeshorti i saj, Mikel N. Cifti banonte ne lagjen nr. 15 te Durresit dhe nuk kishte precedente te meparshem penale. "Nga ana jone u kryen veprimet procedurale, u plotesua kerkese-padia per leshimin e urdhrit te menjehershem te mbrojtjes dhe materialet iu derguan Gjykates se Rrethit Durres, per leshimin e Urdhrit te Mbrojtjes", tha zedhenesja e policise per gazeten. Grupi hetimor ka verifikuar deshmine e 27-vjecares se demtuar, ku ka dalluar hematomat e shumta ne trup. Gruaja ka deshmuar se kjo nuk ka qene hera e pare qe vihet nen furine e sharjeve, presionit apo grushteve te bashkeshortit, i cili per motive banale e keqtrajtonte edhe pse ishte nena e dy femijeve.

Hetimet

Policia e Durresit i ka siguruar mbrojtjen ligjore 27-vjecares, duke paralajmeruar bashkeshortin e saj te mos ushtronte dhune, deri ne nje faze te dyte per fatin e marteses se ciftit. Dyshohet se shkak i mosmarreveshjeve dhe dhunes fizike eshte bere gjendja ekonomike, grindjet ne cift dhe rrethana te tjera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›