Ilir Kumbaro, serish ne burg
Tirane-Ilir Kumbaros, i kthehet serish masa e sigurise "arrest me burg", dy jave pasi Gjykata e Larte e liroi ate, pasi i kishin kaluar afatet e parashikuara nga ligji. Gjykata e Krimeve te Renda vendosi dje te riktheje kete mase per Kumbaron, pas kerkeses se bere nga prokurori i ceshtjes. Ne seancen e djeshme gjyqesore, ne procesin e zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, prokurori i Krimeve te Renda, Xhevat Hana ka kerkuar qe ndaj Ilir Kumbaros te rivendoset masa e sigurise "arrest me burg". "Per shkak te rrezikshmerise se larte, cdo mase tjeter do te ishte e papershtatshme. Ne kerkojme arrest me burg per Ilir Kumbaron", u shpreh ne seancen e djeshme prokurori Hana. Prokurori tha se egziston rreziku qe i pandehuri te arratiset apo te prishe provat, ndaj gjykata duhet ta ktheje ate ne qeli. Pas ketij vendimi, pritet qe avokatet mbrojtes, te apelojne vendimin ne Gjykaten e Apelit per Krimet e Renda. Seanca per esktradimin e tij, eshte lene ne janar te vitit 2010, pas kerkeses se pales mbrojtese. Gjykata e Apelit ne Londer pritet te te njihet edhe me vendimin e marre dje nga Gjykata e Krimeve te Renda. Ilir Kumbaro, ish oficer i SHIK-ut, ndodhej ne proces ekstradimi mbi bazen e nje kerkese te bere nga drejtesia shqiptare, pasi ishte shpallur ne kerkim i akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha ne vitin 1995. Gjykata e Shkalles se Pare ne Londer, vendosi ekstradimin e Kumbaros ne vendin tone, vendim i cili u more me pas edhe nga Sekretari i Shtetit, ndersa eshte ne pritje vendimi i Gjykates se Shkalles se Dyte.
Ne 2 dhjetor te ketij viti, Kolegji i Bashkuar i Gjykates se Larte, pasi shqyrtoi kerkesen per shuarjen e mases se sigurise, vendosi prishjen e vendimit te marre ne vitin 2003, ndaj Kumbaros. Keshtu ndaj te pandehurit, i cili eshte duke u gjykuar ne mungese, Gjykata e Larte vendosi shuarjen e mases se sigurise nga "arrest me burg", ne "detyrim paraqitje". Sipas vendimit te gjykates, masa e sigurise duhet te ishte shuar qe pas pushimit te ceshtjes, njesoj si tre te pandehurit e tjere, Arben Sefgjini, Budjon Mece dhe Avni Koldashi, te cilet jane duke u gjykuar me te, ne te njejtin proces.
L.K