Tiranë, pranga grabitësit të 8 milionëve në barin tek spitali
TIRANE- Arrestohet nga policia 20-vjeçari Ermal Hoxha i akuzuar për vjedhjen e 8 milionë lekëve në një lokal pranë spitalit civil në kryeqytet.
Arrestimi i Hoxhës, është konfirmuar nga burime të policisë së Tiranës dje në mesditë. Sipas këtyre burimeve mësohet se Ermal Hoxha është autor i vjedhjes së bar-restorant "London", që ndodhet në territorin e kontrolluar nga Komisariati i policisë nr.4. Vjedhja mësohet se ka ndodhur, disa ditë më parë, kur persona të paidentifikuar kishin thyer lokalin në fjalë dhe kishin mundur të merrnin që andej një sasi prej rreth 8 milionë lekësh të vjetër. Pronarët e lokalit, që kanë parë se prona e tyre ishte vjedhur dhe thyer kanë denoncuar menjëherë në Komisariatin e Policisë nr.4. Hetimi është marrë në dorë nga zyra e Hetimit të Vjedhjeve, që ka efektivat e saj pranë Komisariatit nr.3. Blutë kanë ngritur dyshimet e tyre mbi disa persona, të cilët janë marrë dhe janë pyetur nga oficerët e policisë. Përveç veprimeve të hapura hetimore, agjentët e policisë dhe hetuesit kanë kryer edhe veprime të tjera speciale. Krahasimi i gjurmëve të administruara nga policia në vendin ku ishte thyer lokali dhe në vendet që kishte prekur autori, ka bërë që të ngushtohej rrethi. Më pas, pyetja e të dyshuarve kishte ngushtuar më tepër të dyshuarit. Gjatë pyetjes së Ermal Hoxhës, ashtu si edhe nga verifikimet e kryera më parë, agjentët e policisë kanë mësuar se i arrestuari kishte shpenzuar tepër para kohët e fundit. Gjurmët si dhe prova të tjera të gjetura nga policia kanë zbuluar se, autori i vjedhjes ishte një prej klientëve të lokalit që e njihte me hollësi atë. Policia i ka komunikuar 20-vjeçarit akuzën e vjedhjes me thyerje, ndërsa i kanë vënë prangat. d.b