E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerim Destani bën tatuazh një emër femre

TIRANE - A ka Blerim Destani një të dashur fikse? Vetë aktori e ka mohuar këtë gjë, por nga ana tjetër ai gjithmonë ka qenë objekt flirtimesh me personazhe të njohur të show biz-it shqiptar duke filluar nga flirtet me Anxhela Martini e duke e përfunduar me flirtin që mesa duket vazhdon akoma me këngëtaren Tuna.

Por, kohët e fundit duket se Blerimi e ka një femër speciale në zemrën e tij. Përderisa ka bërë tatuazh emrin e një femre me siguri kjo femër është shumë më tepër e rëndësishme sesa flirtet e tij verore që zgjasin shumë herë më pak se jetëgjatësia e një tatuazhi.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›