KLSH, rinisja e hetimeve për Durrës-Kukës
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Kontrolli i Lartë i Shtetit është e vetmja mundësi që i ka ngelur Prokurorisë për të rihetuar Lulzim Bashën. KLSH është ende duke inspektuar buxhetin që është lëvruar për ndërtimin e segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash. Edhe pse nga KLSH kanë dalë zëra për shkelje të konstatuara në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ende ky institucion nuk ka ankimuar kallëzim për shkeljet e bëra. KLSH, mund të nxjerrë në dritë të tjera shkelje, pasi inspektimi i bërë nga ky institucion është shtrirë edhe pas mbylljes së hetimeve të Prokurorisë si dhe ka analizuar buxhetin e qeverisë më në detaj. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme bëjnë me dije se mundësia e vetme për rinisjen e hetimeve është kallëzimi i KLSH. Sipas burimeve, organi i akuzës, aktualisht nuk ka asnjë provë të re pasi të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimeve u dorëzuan në gjykatë për nisjen e procesit gjyqësor.
Nisja e hetimeve
Burime zyrtare pranë organit qendror të akuzës bëjnë me dije se e vetmja mundësi për të rinisur hetimet është dalja në dritë e fakteve të reja. Të njëjtat burime pohojnë se janë në dijeni për inspektimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe se nga inspektimi që po kryhet janë konstatuar shkelje. Tashmë është KLSH, ajo që duhet të paraqesë kallëzimin. Në bazë të procedurës, saktësojnë burimet, KLSH duhet që të bëjë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës dhe pas daljes në dritë të përfshirjes së ndonjë zyrtari të lartë (që në këtë rast është Basha), dosja do t i kalojë sërish Prokurorisë së Përgjithshme për të vazhduar hetimet. Burimet pohojnë se nisja e hetimeve mund të bëhet menjëherë pas dorëzimit të shkeljeve nga ana e KLSH. Këto shkelje do të shërbejnë edhe si prova shtesë për shkeljet e konstatuara deri më tani, pasi KLSH ka inspektuar buxhetin e shtetit si dhe fondin e lëvruar edhe pas mbylljes së hetimeve. Pas mbylljes së hetimeve dëmi ka vazhduar të rritet, pasi çmimet kanë qenë sërish të njëjta për çdo njësi rruge të ndërtuar.
Inspektimi i KLSH
KLSH-ja, institucioni i pavarur që mbikëqyr shpenzimet e buxhetit me një pjesë të të cilave është financuar rruga, ende nuk ka një shifër të saktë se sa kushton. Shifra e vetme është ajo që ka nxjerrë Prokuroria e Përgjithshme, sipas të cilës kostoja e përafërt e rrugës është 1.5 miliardë euro. KLSH-ja i është drejtuar qeverisë me kërkesën e paraqitjes së kontratës për ndërtimin e rrugës. Ky institucion i ka kërkuar ekzekutivit rishikimin e shtojcës 1 të kontratës për çmimet për njësi dhe atë të shtojcës 10 për sasitë e synuara në të cilat janë parashikuar zërat e punës. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nuk ka marrë përgjigje nga qeveria për këto kërkesa, e cila ka krijuar vështirësi dhe mungesë transparence për llogaritjen e vlerës totale të rrugës. Por edhe pas rekomandimit të KLSH, ekzekutivi shqiptarë ka heshtur për rishikimin e pikës tjetër të kontratës që përjashton nga taksat kompaninë “Bektel Enka”, zbatuese të projektit të rrugës. Por inspektimi i Kontrollit të Lartë të
KLSH, mund të nxjerrë në dritë të tjera shkelje pasi inspektimi i bërë nga ky institucion është shtrirë edhe pas mbylljes së hetimeve të prokurorisë
Rekursi mban të hapur çështjen “Basha”
Shteti ka hasur shumë pengesa, një ndër të cilat është edhe sekuestrimi i dokumenteve origjinale nga Prokuroria, e cila zhvilloi hetimet për rrugën Durrës-Kukës.
Burimet zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme pohojnë gjithashtu se një shpresë e vogël për gjykimin e Bashës është edhe rekursi që Gjykata e Lartë është duke e shqyrtuar. Ky rekurs konsiston në rishikimin e vendimit të gjyqtares Fatmira Hajdari për pavlefshmërinë e hetimeve të kryera pas datës 6 nëntor dhe komunikimin e akuzave ndaj ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Pasi Gjykata e Tiranës “zhveshi” Bashën nga akuza dhe statusi i të pandehurit, organi i akuzës e apeloi sërish çështjen. Por edhe Gjykata e Apelit la sërish në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. E rrëzuar dy herë, Prokuroria i është drejtuar Gjykatës së Lartë. Procesi për këtë vendim vazhdon ende. Seanca e parë u zhvillua vetëm dy ditë përpara se të zhvillohej seanca gjyqësore që pushoi gjykimin e Bashës. Por kjo seancë u shty pasi avokati i Lulzim Bashës, paraqiti një kërkesë për shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Ky lajm është publikuar: 14/04/2009