E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri në loto, i sëmuri mendor vret 34-vjeçarin

Një sherr i çastit në një lokal llotosh i ka marrë jetën një 34-vjeçari në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e quajtur “Profarma”, rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme, kur Artan Këllezi, 34-vjeçari me origjinë nga Fieri që banonte në Tiranë ndodhej në pikën e llotos. “Kanë qenë banale arsyet e konfliktit mes 34-vjeçarit dhe autorit të vrasjes, i identifikuar tashmë si i sëmurë mendor”,-i tha “MAPO”-s një burim i policisë në vendngjarje. Konflikti duket se ka acaruar autorin e krimit, i cili është hedhur menjëherë në sulm, me ndihmën e një thike që kishte me vete. Megjithë ndërhyrjen e të pranishmëve në lokal, i sëmuri mendor, banor i lagjes tek “Profarma” ka qëlluar për vdekje me thikë 34-vjeçarin Këllezi. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në mjediset e Spitalit Ushtarak, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. E ndërsa dëshmitarët e këtij krimi merreshin me viktimën, autori ka mundur t’i shpëtojë vëmendjes së tyre, duke u larguar nga vendi i krimit. I identifikuar nga policia, ai është shpallur në kërkim, ndëkohë që forca të shumta janë vënë në kërkim të tij. Agjentët e policisë kanë marrë në pyetje dëshmitarët e kësaj vrasjeje, deri në orët e para të mëngjesit, për të zbardhur rrethanat e plota të këtij krimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›