E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i vdekur në banesë 67-vjeçari

Vlorë Dy ditë më parë është gjetur i vdekur në banesën e tij një 67-vjeçar. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Vlorës mësohet se është gjetur i vdekur prej familjarëve në banesën e tij në lagjen “Rilindja” në pallatin nr. 1219 shtetasi:

Andon Sotir Liçi, 67 vjeç. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas vuante nga sëmundje mendore dhe të zemrës. Ai jetonte vetëm në banesë prej disa kohësh dhe kishte dy-tri ditë që nuk kishte dalë nga banesa. Nga kryerja e autopsisë ka rezultuar se shkak i vdekjes së këtij shtetasi ka qenë një Hemoragji Celebrale. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›