E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau të dashurën 35-vjeçare, qan në seancën gjyqësore

Hilmi Hykellari ka marrë dje masën e sigurisë burg pa afat për vrasjen e 35-vjeçares, ndërsa është shfaqur i penduar e i prekur para togave të zeza

Pogradec Gjykata e qytetit liqenor le në burg pa fat vrasësin e të dashurës, mbrojtja kërkon mjekim në spitalin psikiatrik për autorin. Gjatë paradites të të premtes ka dalë para togave të zeza të Pogradecit, ku vetëm me disa fjali ka pranuar krimin, por ka preferuar të mos flasë më tepër, duke lënë avokatin ta përfaqësojë në të gjitha detajet juridike.

Seanca

60-vjeçari dukej mjaft i tronditur nga krimi i ndodhur me të dashurën e tij, për të cilën ka derdhur dhe lot në sallën e gjyqit. Ndërkaq Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 60-vjeçarin Himi Hykellari, i cili dy ditë më parë vrau me çekiç të dashurën e vet Mirela Spahiu 35 vjeçe, nënë e dy fëmijëve. Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e të mërkurës të kësaj jave, në një hotel në Pogradec, jo shumë metra larg bashkisë së këtij qyteti. Gjatë seancës për masën e sigurisë avokati mbrojtës kërkoi që klienti i tij të shtrohej në një spital psikiatrik, pasi, sipas tij, ndodhej në “gjendje shoku psikologjik” dhe ka nevojë urgjente për kura mjekësore. Gjykata nuk mori parasysh kërkesën e mbrojtjes, duke pranuar masën e arrestit me burg pa afat, të kërkuar nga organi i prokurorisë.

Akuza

Hykellari akuzohet për veprën penale “Vrasje me paramendim”. 35-vjeçarja Mirela Spahiu nënë e 2 vajzave të vogla, u masakrua me çekiç në kokë nga 60-vjeçari me të cilin ajo kishte një lidhje intime prej disa kohësh. Sipas policisë, motivi i ngjarjes së rëndë ishte xhelozia. I moshuari i divorcuar i ka kërkuar gruas së re të martohej me të, kërkesë që kjo e fundit e ka kundërshtuar me forcë, duke mbetur me pas e vdekur në vend. I dyshuari për vrasjen makabre ka menduar se mohimi i kësaj kërkese ka ardhur për shkak të ndonjë lidhjeje tjetër të mundshme të viktimës. Në këto kushte ai ka përdorur fillimisht një çekan me të cilin e ka lënë pa ndjenja dhe më pas e ka goditur në kokën e krevatit, duke e lënë të vdekur në vend. Policia e Pogradecit mundi të vinte në pranga autorin vetëm pak orë pas ngjarjes, i cili pranoi krimin. Irena Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›