Sherri për makinën, ekzekutohet 28-vjeçari
Një sherr banal, për xhirimin e rrotave të makinës, ka marrë jetën e një 28-vjeçari në qytetin e Beratit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në mëngjes, në orën 07:45, në lagjen "Barrikada" të qytetit jugperëndimor. Viktima është 28-vjeçari Erjon Toska, lindur dhe banues në fshatin Duhanas, i cili kishte vetëm një javë që kishte ardhur për pushime nga Greqia, ku punonte dhe jetonte si emigrant. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe pasi ka identifikuar autorin, është vënë në kërkim të tij. Tri orë më pas, autori i vrasjes, 41-vjeçari Përparim Mahmutaj, është vetëdorëzuar në polici, duke pranuar vrasjen. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Beratit, viktima Erjon Toska, së bashku me vëllain e tij, Besjon Toska, po çonin në punë motrën e tyre, Melihanë, e cila punonte në një rrobaqepësi private që ndodhet në lagjen "Barrikada". Tre pjesëtarët e familjes Toska udhëtonin me një automjet tip "Suzuki", me ngjyrë vishnje dhe me targa greke PEB-3694. Në momentin kur viktima ka lënë motrën te vendi i quajtur "Kullat e fundit", të lagjes "Barrikada", ku ajo punonte si rrobaqepëse, është ndeshur në rrugicën e ngushtë me Përparim Mahmutaj, i cili udhëtonte me autoveturën tip "Pontjak", me ngjyrë të zezë dhe me targë "PENSILVANIA GTY - 1157". Në momentin që janë shkëmbyer, Mahmutaj ka xhiruar gomat e makinës, duke ngritur në ajër pluhur dhe guriçka, që kanë rënë në xhamat e autoveturës së viktimës. Ky i fundit, së bashku me vëllain, Besjanin, të acaruar nga veprimi i Mahmutajt, e kanë ndjekur nga pas 41-vjeçarin për t‘i kërkuar sqarime. Në momentin që Mahmutaj është afruar pranë banesës, e cila ndodhet vetëm pak metra nga vendi i ngjarjes, viktima Erjon Toska, mësohet ta ketë thërritur dhe t‘i ketë kërkuar sqarime për gjestin e bërë. Në debat e sipër, Përparim Mahmutaj është afruar tek automjeti i vëllezërve Toska, në krahun e Erjonit dhe pasi ka nxjerrë një pistoletë e ka qëlluar atë për vdekje me një plumb në kokë. Më pas, ai është larguar me shpejtësi, duke humbur nëpër lagje. I vëllai e ka transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të qytetit, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi 28-vjeçari ka ndërruar jetë pak para se të mbërrinte në urgjencë. Vetëm pak minuta pas vrasjes, në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Komisariatit të Beratit dhe ekspertë të policisë kriminale, të cilët kanë marrë informacionet e para nga dëshmitarët e rastit rreth skenës së krimit. Blutë kanë identifikuar autorin e vrasjes dhe janë vënë në kërkim. Forca të shumta policore kanë rrethuar lagjen "Barrikada" dhe kanë ngritur dy postblloqe të përkohshme në hyrjet e daljet e qytetit. Krahas tyre, ekspertë të policisë kriminale kanë negociuar me të afërm të vrasësit dhe më pas me vet vrasësin, që fshihej në banesat e lagjes. Pas tri orësh nga kryerja e krimit, 41-vjeçari ka pranuar t‘u dorëzohet forcave të rendit.
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Beratit sqaruan dje për "Shqip" se autori i vrasjes, Përparim Mahmutaj, i është vetëdorëzuar forcave të rendit në orën 11:00. Më pas, me furgonin e forcave të gatshme, ai është dërguar për në dhomat e paraburgimit, ku është marrë menjëherë në pyetje. Burimet zyrtare të policisë sqaruan se u kryen të gjitha veprimet procedurale e ligjore për dokumentimin e ngjarjes brenda një kohe rekord dhe rreth orës 11:20, ndaj 41-vjeçarit Përparim Mahmutaj, u vendos masa e arrestit në flagrancë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale të "vrasjes me dashje dhe për motive të dobëta" dhe "armëmbajtjes pa leje", të parashikuara nga nenet 76 e 278/2 të Kodit Penal. Rreth mesditës, materialet në ngarkim të tij i kaluan organit të Prokurorisë së Rrethit për hetime të mëtejshme. Burimet zyrtare të drejtorisë së policisë konfirmuan për gazetën se Përparim Mahmutaj ka qenë i dënuar edhe një herë më parë, për plagosje të lehtë. Pas një sherri të ngjashëm, 41-vjeçari ka plagosur lehtë një qytetar nga Berati.