E Diel, 1 Nëntor 2026

Orikum/ Protestë tjetër për pronën

Rreth 200 banorë të Orikumit u janë rikthyer protestave. Për rreth 30 minuta, ata, me tabela në duar, kanë dalë në aksin rrugor që lidh Vlorën me Himarën, dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në tabelat e tyre shkruhej me germa të kuqe, "Toka është e jona", "Kryeministri të mbajë premtimin", "Të zbatohet ligji 7501, ose prona tek i zoti". Me anë të një peticioni, ata i kanë kërkuar Kryeministrit të mbajë premtimin për t‘u dhënë tokën. Protestuesit thanë se kërkojnë të zbatohet me përpikëri ligji 7501 dhe toka t‘u ndahet sipas këtij ligji. Ish-punonjësit e NB-së kanë deklaruar se do të vijojnë protestat.

Mi.Ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›