Ina Rama, nenshkruan memorandumin per bashkepunimin rajonal
Tirane- Bashkepunimi rajonal mes vendeve per te shmangur procedurat e hetimit, ka qene tema e nenshkrimit te nje memorandumi mes prokuroreve te Pergjithshem te Evropes Juglindore dhe Ina Rames. Kryeprokurorja ndodhet ne Rome ku po
zhvillohet takimi ne kuader te projektit "PROSECO", i financuar nga Keshilli i Evropes dhe BE. Mesohet se krahas perfaqesuesve te Keshillit te Evropes, ne kete takim moren pjese prokuroret e Pergjithshem te Shqiperise, Serbise, Mali i Zi, Bosnjes, Kroacise, Kosoves e Maqedonise. Objekti i memorandumit eshte bashkepunimi rajonal ne luften kunder krimit te organizuar dhe formave te tjera te krimeve te renda. Qellimi qe kerkon te arrije ky nenshkrim memorandumi mes vendeve te Ballkanit, eshte lehtesimi i shkembimit te informacionit ne menyre te drejtperdrejte mes prokurorive dhe zhvillimi i hetimeve te perbashketa. Te gjitha palet rane dakord per te pasur nje forcim te bashkepunimit, duke percaktuar edhe pikat e kontaktit qe vazhdojne punen konkretisht.
R.C